Sekreti i lumturisë, i kërkuar me shekuj nga të gjithë njerëzit e të gjitha epokave, më në fund është zbuluar edhe nga shkenca. Këto janë tre gjeste të thjeshta që mund t’i realizojmë çdo ditë dhe që mund të ndryshojnë jetën tuaj, duke përmirësuar mentalitetin tuaj dhe qëndrimin pozitiv. Eshtë treguar se shprehja e mirënjohjes jo vetëm që mund t’ju fusë në një gjendje të mirë. Nëse shkruani diçka pozitive çdo natë në lidhje me ditën tuaj, do të jeni më të shëndetshëm, më energjikë, më pak të stresuar e në ankth, si dhe do të jeni në gjendje të flini më mirë. Çelësi i suksesit të këtij sekreti të lumturisë është ta bësh atë vazhdimisht por mbi të gjitha me qëllimin për të pasur sukses.
Ju mund të mendoni për ndërtimin e një rituali të mirënjohjes, duke menduar përsëri për ditën ose për të kaluarën, duke shkaktuar një lloj rutine pozitive. Thjesht shkruaj diçka të thjeshtë, edhe nëse ke vlerësuar faktin që ke qenë mirë, apo në një humor të mirë. Shkenca ka theksuar se përvojat e vogla të përditshme janë ato që na bëjnë vërtet të lumtur, në krahasim me ngjarjet e mëdha të jetës.
Sekreti i dytë i lumturisë është të rrethoheni me njerëz pozitivë, pasi ky qëndrim është shumë ngjitës. Sipas dy studiuesve amerikanë, doktor Nicholas Christakis dhe James Fouler, çdo mik i lumtur rrit mundësinë e të qenurit të lumtur me rreth 9%. Prandaj, nëse ndiheni të zemëruar, kontaktoni me një mik që ka mendësi pozitive njësoj si ju. Eshtë demonstruar se truri ka neurone pasqyrë që imitojnë fjalë për fjalë atë që shpreh tjetri. Kështu që nëse po ndjeheni poshtë për nga humori, është më mirë të jeni në një mendje me njerëz të lumtur.
Një aspekt tjetër interesant që studimi ka treguar është se shpenzimi i parave për të tjerët do t’ju bëjë më pozitivë sesa kur shpenzoni për veten tuaj. Për më tepër, bërja e akteve të mirësisë rrit kënaqësinë e jetës. Edhe nëse duken si gjeste të vogla, mund të ndryshojnë ditën për ata që janë para jush. Sekreti i fundit i lumturisë do të ishte pra të shpenzoni para për përvoja në vend të gjërave materiale, madje edhe më mirë nëse i bëni njerëzit e tjerë të marrin pjesë. Në fakt, ne kemi tendencë të kujtojmë një ngjarje të veçantë më lehtë, duke bërë që emocionet pozitive të zgjasin më shumë.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...