Lidhjet e reja kanë më shumë dashuri dhe çaste të bukura, por koha kalon dhe shpejt filloni të ndjeheni shumë komodë në lidhjen tuaj saqë ndoshta duket e mërzitshme. Shkrimtari Mark Manson ka një ide tjetër.
“Të ndiheni “të mërzitur” e bënë lidhjen tuaj më të fortë. Çiftet të cilat kanë kaluar 60 vite së bashku kanë më shumë gjasa të shpëtojnë lidhjen e tyre sepse ata e dinë se si të bëjnë gjëra të mërzitshme së bashku dhe të shijojnë pranin e njëri – tjetrit.
“Çiftet e mërzitshme” dinë si ti bëjnë gjërat së bashku. Lidhjet e gjata nuk kanë për qëllim të bëjnë drama dhe skena të ndryshme. Ata kanë për qëllim të shprehin mbështetjen dhe mundësitë që të ndajnë jetën me partnerin e tyre. Lidhjet ndikohen edhe nga rrjetet sociale.
Duke parë lidhjet e yjeve botërore në rrjetet sociale, çiftet ndikohen nga ta pasi që shumica e tyre e krahasojnë jetën e tyre me yjet e famshme. Është shumë e rëndësishme të gjeni një balancë të shëndetshme mes teje dhe partnerit tuaj” – thotë Manson. /lajmi.net
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi...
Limaj: Kosova ka nevojë për vepra të reja