Sekretet që duhet të dini kur lyeni flokët në shtëpi

09:40 | 4 Prill 2020
Arbresh.info

Përballë një muri me kuti boje në supermarket dhe përvojën e mëparshme të dështuar, mund të tundohesh ta lësh këtë punë dhe të shkosh te një profesionist, por ja që është e mundur që t’ia dalësh edhe vetë në qetësinë e tualetit të shtëpisë. Disa profesionistë kanë treguar sekretet për një lyerje të bërë siç duhet.

1: Mos bëj asgjë drastike

“Shiko tabelat dhe përcakto nivelin dhe nuancën që u afrohet më shumë flokëve të tu natyralë dhe qëndro mes dy niveleve më të lehtë ose më të errët”,- thotë Nicole Tresch, parukiere me përvojë në Rita Hazan Salon. Alyssa Gammo, parukiere në IGK Salon, thotë që, nëse synimi yt është për ta bërë ngjyrën më të thellë dhe ke ngecur ndërmjet dy ngjyrash, gjithmonë zgjidh atë më të hapurën: “Është më e thjeshtë për ta ndryshuar.”

2: Trajtoje veten me nuancën e duhur

Veç ngjyrës, duhet të zgjedhësh nuancën që e plotëson atë më mirë. Gammo sugjeron këtë rregull kryesor: “Ato që kanë lëkurë me nuancë të ftohtë, nga ato që digjen në plazh, duhet të zgjedhin nuanca natyrale flokësh, që do të thotë jo të kuqe apo të artë, ndërsa lëkurat e ngrohta që zakonisht nxihen në diell pa djegie, duhet të shkojnë te ari, mjalti dhe nuancat e gështenjës.”

3. Kontrollo nëse ke gjithë mjetet e nevojshme

Para se të nisësh, duhet të gjesh mjetet e nevojshme që do kthejnë tualetin në sallonin tënd. Gammo këshillon që duhet të kesh peshqirë, që nuk të vjen keq t’i prishësh, një këmishë të vjetër, vazelinë, për të lyer pjesën rreth rrënjës së flokëve që mos të mbeten njolla boje, dorashka, orë, furçë për aplikimin e bojës, kapëse flokësh dhe tasa.

4. Highlights-et duhet të bëhen në pjesën e poshtme

Në vend që të bësh fije në të gjithë flokët, Tresch sugjeron “të provosh një pamje më shumë ombre, balayage.” Dhe”t’i bësh fijet e hapura në maja.” Ajo thotë që përpjekjet për të përdorur fletë alumini apo për fije që nisin nga rrënja e flokëve janë një proces i komplikuar që u duhet lënë profesionistëve.

5. Ki parasysh shëndetin e flokëve

“Nëse flokët e tu janë të thatë ose të dëmtuar, mund ta thithin bojën më shpejt,” paralajmëron Tresch. Duke qenë që zakonisht majat janë më të dëmtuarat, ajo sugjeron të lyesh gjithë flokët dhe t’i lyesh në fund ato.

6. Kontrollo dhe pastaj rikontrolloje nuancën

Nëse nuk je e bindur për kutinë e bojës që ke marrë na rafti i supermarketit, Tresch rekomandon ta provosh në një tufë të hollë floku para se të shkaktosh ndonjë katastrofë me flokët. “Merr një tufë nga flokët e fshehur dhe lyeje vetëm atë për të parë si do dalë”, thotë ajo. Pas çdo procesi, Tresch thotë që duhet ta kontrollosh ngjyrën në dritë natyrale, sepse e tualetit është më e keqja.

7. Përçaji dhe sundoji…flokët e tu

Për të arritur një lyerje të plotë, Gammo thotë që ndarja e flokëve është esenciale. “Lyeji nga përpara, pas, duke marrë ndarje të holla. Nëse e kthen gjithë kutinë e bojës, mund të krijohen njolla që duken si shirita në kokë”, thotë ajo. Dhe nëse po lyen rrënjët, aplikoje ngjyrën vetëm në zonat që duhet.

Merri me të mira flokët pas lyerjes. Që të sigurohesh që puna jote e vështirë do shkëlqejë, “gjithmonë përdor në fund një shkëlqyes” thotë Gammo. Flokët e shëndetshëm e reflektojnë më shumë dritën, kështu që të shtosh një maskë hidratuese gjatë dushit do ishte në të mirën tënde. Gammo sugjeron gjithashtu të përdorim gjithmonë shampo që kujdesen për flokët e lyer që nuanca e re mos të zbehet apo të shndërrohet në një ngjyrë tjetër. Shampot e purpurta janë veçanërisht të përshtatshme për flokët që priren të oksidohen.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme