Vaji i ullirit, me erën e tij karakteristieke dhe të pangatërrueshme që prej antikitetit ka qenë mjet kozmetike.
Madje, dhe Kleopatra e përdorte për banjat e saj të bukurisë. Për virtytet e tij të panumërta, përveçse shumë i shijshëm për tu ngrënë është dhe një eliksir bukurie. Ai është një hidratues i mirë për flokët, dhe mund të përdoret në shumë mënyra. Ja pesë mënyrat e përdorimit që mund t’ju interesojnë.
Për pastrimin e syve
Edhe make up më i rëndë nuk mund t’i rezistojë veprimit ushqyes dhe hidratues të vajit të ullirit. Lyeni një tampon pambuku me vaj ulliri dhe fshini tualetin e syve. Do e shihni se nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë.
Hidratues për lëkurën
Përdorimi i vajit të ullirit për të hidratuar lëkurën e bën atë më të yndyrshme dhe të shndritshme. Vendosni një sasi të vogël dhe masazhojeni lëkurën, ajo do të hyjë në thellësi të saj pa penguar poret.
Tonifikues për flokët
Jeni duke u nisur për pushime, por nuk dini se çfarë vaj flokësh duhet të merrni me vete? E thjeshtë, besojini vajit të ullirit. Pas dushit do të mjaftojë të fërkoni majat e lagura të flokëve me një lugë të vogël vaj ulliri të ngrohtë për të pasur flokë me shkëlqim e mbi të gjitha të ushqyera. Mbajini kështu për gjysëm ore, e më pas shpëlajini.
Buzë të thara dhe të rrjepura
Dihet që dielli na vë në provë të fortë për butësinë e buzëve. Por për ti thënë lamtumirë buzëve të thara dhe të shkatërruara mjafton të përzieni dyll bletësh të shkrirë, dhe vaj ulliri dhe një pikë të vajit tuaj esencial të preferuar, për të patur një gjalp kakaoje natyral.
Trajtimi për thonjtë
Vendosni duart tuaja në një tas me ujë të ngrohtë dhe disa lugë vaj ulliri. Do ju shërbejë për të hidratuar kutikulat e bezdisshme dhe ju përgatit për një manikyr të mirë./rtk/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...