Kush feston pas orës 12:00 jashtë, të paktën një herë e ka tepruar me pijen (për mos të thënë gjithmonë).
Gëzimi, hareja dhe harmonia e tavolinës duket se prishet nëse një nga miqtë tuaj i thotë jo gotës së alkoolit! Dhe pse dëshira për të festuar me miqtë është e madhe, femrat më së shumti janë të kujdesshme në mënyrë që të mos dehen.
Në mënyrë që alkooli t’ju shijojë dhe të nesërmen mos ndjeni asnjë dhimbje duhet të dini disa truke!
Përpara se të dilni për të pirë, konsumoni diçka. Rekomandohen ushqime të pasura me proteina dhe fibra, në mënyrë që të ngadalësoni përthithjen e alkoolit nga organizmi. Zgjedhje të mira do të ishin: salmon, pulë, bukë etj.
Sa më shumë të pini aq më shumë do të dehidratoheni. Kjo gjendje ju shkakton dhimbje koke dhe marrje mendsh. Alkooli ju vjedh të gjitha mineralet dhe elektrolitet ndaj pas çdo gllënjke alkooli pini ujë.
Të nesërmen duhet të hani fruta të pasura me antioksidantë dhe mjaltë, të cilat përshpejtojnë procesin e pastrimit nga alkooli. Asnjëherë mos pini me stomakun bosh.
Dhimbja e kohës, të përziera, dhimbjet e trupi, janë ndër shqetësimet më të zakonshme që përjetojnë të nesërmen e festës.
Studiuesit britanikë kanë realizuar një kërkim, duke analizuar çfarë ndodh me trupin kur merr doza të larta alkooli dhe duke dalë në disa këshilla praktike, si ndihmojmë veten pas konsumimit të tepërt.
Hani vezë në mëngjes. Vezët janë gjëja e parë që duhet të konsumoni të nesërmen pas festës. Arsyeja? Sepse ato kanë një përqendrim të lartë të amoniacidit L-Cysterine, që ndihmon trupin që të largojë toksinat e larta që krijohen në mëlçi nga shpërbërja e alkoolit.
Pini një gotë ujë pas çdo pije që konsumoni. Sa më shumë ujë në turpin tuaj, aq më të ulëta janë shanset që të dehidratoheni si pasjoë e konsumit të tepërt të alkoolit.
Mos pini alkool të paktën një orë përpara gjumit. Mos pinë asgjë të paktën një orë ose gjysmë orë përpara së të bini për të fjetur. Kjo gjë do t’ju ndihmojë që të mos zgjoheni gjatë natës, në këtë mënyrë do të pushoni më shumë.
Mos pini kurrë me stomakun bosh. Alkooli irriton mukozën e stomakut, për këtë arsye duhet medoemos që të jeni ushqyer mirë përpara se të filloni të pinin. Një stomak i mbushur do të thotë dyshimin e proteinave, që ulin ndjeshëm përthithjen e alkoolit të gjak.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...