Google ADS

Sekretet e Princeshës Diana

13:45 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Në 1991, pak njerëz e dinin të vërtetën e martesës së princeshës Diana: e cila po copëtohej, ndërkohë që princi Çarls kishte rinisur lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles.

E shkatërruar, ajo kishte vendosur të bënte publike anën e saj të historisë duke regjistruar mendimet e saj për autorin Andrew Morton nëpërmjet një takimi. Kushti i saj: që përfshirja e saj të ruhej në një sekret strikt.

Libri që ai shkroi “Diana: Historia e saj e vërtetë” shkaktoi një ndjesi. Tani, 20 vjet nga vdekja e saj, ai do të ripublikohet me transkriptet e këtyre regjistrimeve.

Diana rrëfen se një natë para martesës ka qenë mjaft keq, hante gjithçka që i dilte përpara, dhe kjo për shkak të historisë së Camilla-s. “Teksa po kaloja për në altar, po kërkoja për të. (Camilla) E dija që ajo ishte aty sigurisht dhe po kërkoja për të”, ka rrëfyer Diana.

Ajo tregon se u fiskua pas saj, dhe nuk i besonte bashkëshortit Çarls në lidhje me të. Ndërkohë që vazhdonte të vuante nga bulimia, duke u bërë gjithnjë e më e dobët, teksa nuk kishte duruar më dhe pak javë pas martesës kishte tentuar të priste damarët me brisk.

Diana ka rrëfyer dhe marrëdhëniet e vështira me familjen mbretërore. “Unë isha një problem, dhe ata e regjistruan Dianën “si një problem”, është shprehur ajo.

Tutje ajo ka treguar se si e ka hedhur veten nga shkallët, kur ishte katërmuajsh shtatzënë me William, që t’i tërheq vëmendjen bashkëshortit të saj.
Ajo ka thënë që shpesh ishte ndjerë keq, edhe për shkak të sëmundjes së bulimisë, megjithatë shumica e familjes mbretërore e kishin trajtuar si të çuditshme.

“Brenda sistemit unë jam trajtuar shumë ndryshe, si të isha një person i çuditshëm, dhe jam ndjerë si e tillë andaj edhe me është dukur se nuk jam e mirë aq sa duhet” ka thënë Diana.

LONDON - DECEMBER 1983:  Princess Diana, Princess of Wales, in Kensington Palace gardens looking lonely in December 1983.  (Photo by Anwar Hussein/WireImage)

04500b7c0000044d-4597634-image-a-5_1497339725143 414a8e0d00000578-4597634-image-m-27_1497301782884

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme