Ju mund të lyeni flokët tuaj në mënyrë të rregullt, por nëse doni t’i mbani ato të shëndetshëm dhe të gjallë, do t’ju nevojiten këto sekrete profesionale. Pas hapjes së ngjyrës dhe proceseve të përsëritura, flokët mund të humbasin shkëlqimin dhe forcën e tyre dhe të thahen plotësisht.Me mirëmbajtjen e duhur, edhe flokët që duken si të “vdekur” mund të rikthehen përsëri.
Mos përdorni shampo me bazë sulfati: me siguri nuk i lexoni përbërësit pas shampos sepse ndonjëherë i merrni me nxitim dhe shpesh herë janë të pakuptueshme. Por një përbërës duhet ta shihni me patjetër: Sulfatin. Shampot pa sulfat e mbajnë skalpin e kokës të paprekur nga faktorë të jashtëm dhe nuk do të keni probleme me yndyrën.
Thoni lamtumirë ujit të nxehtë: Shmangni larjen e flokëve me ujë të nxehtë. Uji i nxehtë e dëmton lëkurën e flokëve duke i bërë rrënjët e flokëve të dobëta dhe duke hequr lagështinë e nevojshme nga koka.
Bëni masazh skalpit tuaj: sekreti i trete është vajosja e flokëve të paktën një herë në javë. Vajosja mund të mos jetë e nevojshme për të gjitha llojet e flokëve, por një masazh i kokës ndihmon dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurë. Kjo rritje e qarkullimit të gjakut ofron flokë të shkëlqyer.
Përdorni krehrin e duhur: Përdorja e furçës apo krehrit të duhur është një sekret shumë i thjeshtë për përmirësimin e cilësisë së flokëve.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...