Me stresin që na ka dhënë viti 2020, ndekja e lumturisë ka qenë shumë sfiduese.
Secili prej nesh e gjen lumturinë në forma të ndryshme, shkruan Helen Russell në librin e saj “Sekretet Globale për lumturinë”, transmeton portal arbresh.info
Zbuloni disa nga sekretet se si qëndrojnë njerëzit e lumtur nëpër disa vende të botës.
Sisu – Përmbajtja – Finlandë
Finlandezët lulëzojnë në mënyrë unike në dimrin e gjatë dhe të errët të Arktikut duke kanalizuar gjendjen e tyre të brendshme, ose Sisu. Kjo karakterizohet me përqafimin e motit ekstrem, nga çiklizmi në dëborë apo edhe notin në akull. Zhytja në sauna, argëtimi kombëtar i “vendit më të lumtur në botë” tre vjet me radhë sipas OKB-së, gjithashtu ka të bëjë me shkëlqimin e tyre të brendshëm.
Friluftsliv – Jeta në natyrë – Norvegji
Friluftsliv teknikisht do të thotë “jetë në natyrë”. por konotacioni i tij shtrihet për të njohur fuqinë e ambienteve të jashtme. Norvegjezët i kushtojnë shumë vlerë shpenzimit të kohës në natyrë për mirëqenien shpirtërore dhe fizike, gjë që mund të shpjegojë pse vendi renditet kaq lart në vendet më të lumtura të botës, transmeton portali arbresh.info
Wabi Sabi – Kërkimi për përsosmërinë– Japoni
Kërkimi për përsosmërinë është koncepti japonez i ëabi Sabi. Në këtë vend tradicionalisht Budist, pranimi i kalueshmërisë së jetës dhe përqafimi i gjërave në gjendjen e tyre më natyrore çon në kënaqësi. Kjo mund të jetë vlerësimi i bukurisë në qeramikën e copëtuar, fytyrën e plakur ose lulet e qershisë.
Azart- Ekstremizmi – Rusi
Marrja e shanseve ekstreme është kuptimi që qëndron pas Azart. Ajo fton rusët për të marrë jetën në dorë dhe për të mbijetuar gjithçka që u ndodh. Në rast konkret, ata rrahin vetën me thupër gjatë një saune.
Keyif- Kënaqësia me miqtë – Turqi
Të kalosh kohën çdo ditë për të shijuar momentet e thjeshta në jetë vlerësohet nga turqit. Nga kënaqësia me meze me miqtë ose shëtitja përgjatë Bosforit, keyif, ndjekja e një momenti kënaqësie boshe, bëhet lumturia e lehtë.
Saudade – Melankolia – Brazil
Një ndjenjë melankolie, malli dhe nostalgjie për një lumturi që dikur ishte ose nuk do të ndodhë më kurrë, saudade njihet në letërsinë dhe muzikën e Brazilit, Portugalisë dhe Kepit të Verdës. Shkrimtari portugez Manuel de Melo e përshkruan konceptin si “një kënaqësi që të bën të vuash, një sëmundje që shijon”.
Niksen – Të rrish kot- Hollandë
Përqafoni konceptin Hollandez të niksen, ose artin e të bërit asgjë , për të shpërndarë ankthin, lejoni që krijimtaria të flluskojë në sipërfaqe dhe të rritë produktivitetin tuaj. Lejoni që mendja juaj të endet kudo që të dojë, duke shpresuar të arrijë kënaqësinë.
Meraki – Dhënia e vëmendjes – Greqi
E dini që një pjatë greke jep thjeshtë lumturi? Meraki është puna e bërë me dashuri,. është koncepti që dhënia e vëmendjes tuaj të pandarë ndaj një detyre, veçanërisht asaj krijuese ose artistike, si gatimi, për shembull, do t’ju sjellë lumturi juve dhe të tjerëve. Pra, harroni multitasking dhe vendosni pak shpirt në të.
Ubuntu – Uniteti – Afrikë
Nga një fjalë e përdorur nga njerëzit Bantu në të gjithë Afrikën, ky objektiv humanitar është pretenduar nga populli i Afrikës së Jugut. Gjatë shërbimit përkujtimor për Nelson Mandela, Barack Obama tha se ubuntu përshkroi dhuratën e tij më të madhe, “se ka një unitet për njerëzimin; që ne ta arrijmë veten duke u kujdesur për ata që na rrethojnë.”/arbresh.info/
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...