Sekretet e grave që duken 15 vite më të reja në moshë, pa bërë asnjë ndërhyrje

08:31 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Kur shihni garderobën tuaj ndiheni sikur cdo veshje ju bën të rriteni në moshë?! Rosie McKay, stilistja e disa personazheve të njohur na ka dhënë disa këshilla se si mund te rregullojmë këtë “problem”

1-Zgjidhni ngjyrat me zgjuarsi: Sipas Rosiet është e rëndësishme që të keni pjesë të dollapit tuaj ngjyra neutrale si: Bezha, kafja, grija, e zeza etj të cilat nuk dalin asnjëherë nga moda dhe mund të kombinohen shumë thjeshtë.

2-Mundohuni të përdorni linja të thjeshta: Sa më minimalistë në prerjet e fustaneve apo të veshjeve të tjera. Në këtë mënyrë nuk do të gaboheni asnjëherë.

3-Përzgjidhni printet e duhura: këtë kohë mund të zgjidhni përdorimin e pikave, leopardit, gjarprit dhe vijave. Mos harroni detajin e një këpuce dhe cante të bukur.

4-“Zhytuni në mëndafsh”: Nuk duhet të mungojë asnjëherë në dollap, mëndafshi! Një fustan I thjeshtë mendafshi si në vitet 90 do t’ju bëjë të dukeni të mrekullueshme.

5-Tentoni të provoni pantallonat e lëkurës: Stilistja rekomandon që dhe nqs nuk I kishit menduar më parë, pantallonat e lëkurës do t’ju bëni të ndiheni më “cool”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme