Vagina mund të “tregojë” shumë për shëndetin e një gruaja, veçanërisht kur vjen puna te sekrecionet! Ngjyra, konsistenca, era e karakteristikat e tjera mund të “japin informacion” të përgjithshëm jo vetëm për shëndetin riprodhues, por edhe për problemet kryesore shëndetësore, si SST-të apo infeksionet e tjera.
Nëse sekrecionet janë të bardha
Mos u frikësoni. Disa ditë ose një javë para periodave, mund të keni sekrecione të bardha, paksa likuide dhe këto të fundit janë në funksion të procesit të pastrimit të vaginës.
Nëse është gati gati e tejdukshme
Sekrecionet e rrëshqitshme të bardha janë zakonisht shenjë e ovulacionit. “Kjo është mënyra e trupit për t’ju bërë të ditur se kjo është koha e duhur për të ngjizur një shtatzëni”
Nëse ka gjurmë gjaku
Trupi juaj mund të jetë duke u përgatitur për ciklin menstrual. Por gjaku gjatë ditëve normale të trupit mund të jetë shenjë e një infeksioni, polipeve ose shtatzënive jashtë mitre.
Nëse janë të bardha dhe të trasha
Kjo është me shumë mundësi një shenjë e infeksioneve maja. Këto sekrecione mund të shkaktojnë të kruara !Për gratë e pritura ndaj infeksioneve maja, gjinekologët rekomandojnë që të shmangni produktet e higjienës personale të aromatizuara, si dhe veshjen e mbathjeve të pambukta.
Nëse sekrecionet janë të verdha në jeshile
Kjo më së shpeshti paralajmëron trichomoniasis ose gonorrhea, sëmundje seksualisht të transmetueshme që kërkojnë trajtim mjekësor. Klamidia është një sëmundje që nuk ka shenja e simptoma paralajmëruese, por sekrecionet e verdha apo jeshile mund të lidhen me këtë sëmundje.
Nëse janë në ngjyrë të gjelbër-gri dhe mbajnë erë të rëndë
Ju keni gjasa të keni vaginoza bakteriale, infeksione të zakonshme që shkaktohen nga një çekuilibër i florës normale, mikroorganizmave në vaginë. Mund të jetë pak alarmante, por lajmi i mirë është se kjo zakonisht trajtohet me një xhel të thjeshtë antibiotik ose antibakterial.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...