Sekretet e mëdha që meshkujt i mbajnë të fshehura nga femrat, gjithsesi dalin pak nga pak në sipërfaqe. Dhe gjithë këtë e bëjnë me qëllimin që femrat për ta të kenë mirëkuptim.
Në vijim po i tregojmë disa nga ato gjëra të cilat do të mund t’ju befasojnë.
Shumica e meshkujve do ta mohojnë këtë, sepse kanë frikë që do të frikësoheni apo do të keqkuptoni. Më së miri është të uleni me partnerin tuaj dhe të flisni hapur për fantazitë tuaja. Ndoshta disa prej tyre do të mund t’i aplikoni.
Meshkujt nuk i kushtojnë vëmendje detajeve të bisedave tuaja. Ata janë të thjesht dhe nuk u pëlqen analiza e tepruar. Prandaj, mos e ngarkoni partnerin me të gjitha detajet e parëndësishme dhe kaloni menjëherë në temë, transmeton Telegrafi.
Shumica e meshkujve bisedën e takimit të parë e përjetojnë shumë të dhimbshme, sepse nuk dinë për çfarë të bisedojnë për t’ju impresionuar dhe për t’ju treguar se si ata në fakt janë një rast i mirë për ju.
Ekspertët pohojnë se truri i mashkullit është linear dhe komunikimi ditor në punë krijon impenjim më të madhe se tek femrat. Prandaj ndonjëherë është më mirë që partnerit t’i jepni pak hapësirë dhe qetësi në vend se ta ngarkoni me lloj-lloj bisedash.
Shumë meshkuj nuk e thonë atë që e mendojnë gjatë grindjeve me të dashurën apo gruan për shkak të frikës se konflikti do të mund të përshkallëzohej. Prandaj ata gënjejnë për disa gjëra vetëm për ta ruajtur paqen në marrëdhënie.
Meshkujt janë gjithashtu të pasigurt dhe duan ta dëgjojnë mendimin tuaj rreth tyre. Ata duan të dinë se si i shihni dhe çfarë me të vërtetë mendoni për ta. Prandaj, herë pas here duhet t’i tregoni partnerit se pse e doni atë aq shumë. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...