Nëse je e vëmendshme me recetat e bukurisë, me siguri ke parë që një pjesë e mirë e produkteve të pastrimit kanë në përbërjen e tyre sheqer (mundësisht organik). Sidomos nëse je veterane e recetave natyrale, këshilla kryesore është të përdorësh sa më shumë sheqerin si pastrues.
Të gjithë e dinë që sheqeri mund të jetë një nga produktet më të urryera për ata që mbajnë dietë, por është një produkt që bën mrekulli kur është fjala për pastrimin e lëkurës.
Scrub-i me sheqer është një recetë e thjeshtë që të vjen në ndihmë sidomos në fundjavë për një pastrim të thellë të lëkurës. Sheqeri mund të përdoret për fytyrën, trupin dhe për këmbët. Nëse ke lëkurë të yndyrshme, mund t’i shtosh recetës produkte të shumëllojshme, por baza është sheqeri dhe vaji esencial.
Përbërësit:
1/2 filxhan sheqer (të bardhë apo kafë, mundësisht organik)
1/2 filxhan vaj (vaj kokosi ose vaj ulliri)
Vajra të tjerë esencialë, sipas preferencës
Përdorimi:
Përzieji të gjithë përbërësit në një kavanoz hermetik. Për ҫdo përdorim, 1 lugë gjelle është e mjaftueshme. Përhape të gjithë scrub-in në lëkurë dhe masazhoje ngadalë. Mbaje edhe pas masazhit disa minuta dhe pastaj shpëlaje me ujë të bollshëm. Do të kesh ndjesinë e ҫlodhjes dhe një butësi të mëndafshtë.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...