Orizi, mishi i grirë dhe gjethet e rrushit janë përbërëesit kryesorë që duhen për të bërë një gjellë të mrekullueshme.
Me pak punë, ju do të bëni një drekë plot shije, transmeton portal arbresh.info
Përbërësit:
Vaj ulliri
500 g gjethe rrushi
Lëng limoni
100 gr oriz
3 qepë
një e treta e filxhanit me majdanoz
një e treta e filxhanit me nenexhik
një e treta e një filxhani me kripë, piper dhe borzilok
Përgatitja:
Lajeni orizin me ujë të ftohtë, lëreni të qëndrojë për gjysmë ore dhe më pas kullojeni. Shtoni qepën e grirë imët dhe mishin e grirë, kripë, piper dhe përzieni mirë. Zieni gjethet për pak me ujë të vluar dhe më pas kullojini mirë. Enës së lyer me vaj i vendosim gjethet më të trasha dhe me masën e përgatitur i mbushim ato që kanë mbetur, i përdredhim dhe i rregullojmë në sherpa. Hidhni 750 mililitra ujë, hidhni pak vaj dhe lëng limoni, më pas ziejini në temperatura të ulta për rreth 45 minuta. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...