E shijshme, e shpejtë për t’u gatuar dhe përplot me proteina.
Portal arbresh.info sjell recetën e sallatës me tuna, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tuaj për shkak të vlerave ushqyese që përmban.
Sallata përgatitet shpejt dhe përmban një mori ushqimet përplot me vitamina, minerale dhe proteina, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Është e pasur me proteina, por edhe acide yndyrore omega-3, prandaj rekomandohet për këdo që pëlqen një drekë apo darkë të freskët, të shijshme, por të plotë.
Përbërësit:
Tuna e konservuar
Fasule të kuqe ( e konservuar ose e freskët. Nëse e përdorni të freksët zieni mirë).
1 qepë të kuqe
1 sallatë e gjelbërt
Limon
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja:
Kulloni tonin mirë, shpëlani fasulet nën ujë të rrjedhshëm dhe kullojeni. Prisni qepën në brinjë të hollë, copëtoni sallatën sipas dëshirës. Në një enë për servirje, përzieni fasulet, tonin e copëtuar dhe qepën. Shtrydhni lëngun e limonit, përziejeni atë me vajin e ullirit dhe hidhni sipër sallatës. Përzieni mirë dhe shtoni kripë dhe piper. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...