Google ADS

Sallata siciliane që do t’ju mbajë të freskët në këto ditë të nxehta

11:32 | 19 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Kjo sallatë duhet të gatuhet disa minuta para servirjes në mënyrë që të qëndrojë e freskët.

Përbërësit:
2 tufa finok
1 lugë gjellë kopër
2 portokaj
Rreth 100gr ullinjë të vegjël të zinj
3-4 lugë vaj ulliri
Kripë, pipër i zi dhe rigon sipas dëshirës

Përgatitja:

Pastroni finokun, pastroni portokallin dhe ndani në kubikë. Përzieni finoku me portokajt dhe ullinjtë. I hedhim kripë, pak piper dhe e lyejmë me vaj ulliri. Përziejini dhe spërkatni me rigon të tharë.
Sallata është shumë freskuese dhe është një shtesë e shkëlqyer për peshkun e pjekur në skarë ose të pjekur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme