Salcë majonezë me hudhra, si ta përgatisni në shtëpi

01:11 | 27 Korrik 2018
Arbresh.info

Gjatë përgatitjes së kësaj salce duhen patur parasysh disa rregulla. Mjedisi ku do të përgatitet salca duhet të jetë i freskët, vaji të ketë temperaturë 12-16 gradë celsius, të mos ketë aciditet, vezët të mos jenë të ftohta (nga frigoriferi), rrahja të bëhet në një drejtim pa ndërprerje, nën enën ku përhatizez salca të vihet një copë që të mos lëvizë. Në një enë porcelani hidhen të verdhat e vezëve, kripë, lëng limoni pse limontoz i holluar me ujë dhe përzihen sa të bëhet një masë e njëllojtë, duke e përzier e duke hedhur vaj. Në fillim vaji hidhet pika-pika, pastaj në fije të hollë dhe kur lidhet mirë, trashet fija e hedhjes së vajit. Kur salca trashet, hollohet me pak ujë, po qe se duhet kripë ose thartirë, në vend të ujit hidhet pak lëng limoni. Gjatë përgatitjes duhet pasur kujdes hedhja e vajit gradualisht, sepse po të hidhet vaji në sasi të madhe, salca prishet.

Për 1 filxhan çaji me vaj duhen:

  • 2 të verdha veze
  • 1-2 lugë gjelle uthull
  • 4-5 thelpinj hudhra
  • Pak kripë
  • Piper

Ma havan shtypen hudhrat me kripë e piper dhe kalohen në sitë që të bëhen si pure. Masa hidhet në enë porcelani, shtohen të verdhat e vezëve, pak uthull ose limontoz dhe hidhet vaj duke përgatitur një majonezë të zakonshme. Përdoret me mishra të pjekur të dhjamur dhe mishra të zier.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme