Pyetja se kur duhet të martohemi pas sa kohe që jemi në lidhje është një nga pyetjet më të shpeshta.
Por për këtë është përgjigjur një eksperte e lidhjeve të dashurisë duke treguar se sa vite duhet të qëndroni në lidhje para se të kurorëzoni dashurinë tuaj.
Antropologia dhe ekspertja e sjelljeve njerëzore, Helen Fisher është shprehur se të qëndruarit dy vjet në lidhje është kohë e mjaftueshme për të kaluar në një hap tjetër, në martesë.
“Studimi i fundit në të cilin janë pyetur shumë njerëz që janë në lidhje të gjatë ose jetojnë së bashku në pyetjen se pse nuk janë martuar akoma, 67% janë përgjigjur se janë të frikësuar nga divorci” ka thënë Fisher për Big Think, transmeton Klan Kosova.
Helen ka thënë se frika nga ndarja ka ndihmuar që të krijohen martesa më të shëndosha pasi të dy personat në çift marrin më shumë kohë për të njohur njëri tjetrin para se të thonë betimet e tyre.
Një pjesë e trurit – që është përgjegjësi për marrjen e vendimeve logjike ndalon së punuari kur njerëzit lidhen që ndikon në sjelljet joracionale nga njerëzit që janë në dashuri.
Ajo ka thënë se ndjenja e të qenit në dashuri mjegullon mendjen e njeriut që nuk lejon atë që të mendojë në mënyrë logjike ose racionale.
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...