Sa të mbrojtur jeni nga maskat e copës, mësoni si t’i pastroni

21:05 | 16 Prill 2020
A. B.

Në kohën e koronavirusit, në shumë vende mbajtja e maskave është e detyrueshme. Po a kanë ndonjë efekt maskat dhe nga çfarë na mbrojnë në të vërtetë? Mbajtja e maskave u shpall e detyrueshme në shumë zona të Kinës që nga fillimi i virusit Corona, shkruan DW.

Tani, shumë vende po ndjekin tani shembullin e saj. Për shembull, Austria e ka shpallur si detyrim që klientët në supermarkete të mbajnë maska. Kjo po diskutohet tani edhe në Gjermani. Duket se rregulla të tilla nuk shërbejnë aq shumë për të mbrojtur nga infeksioni ata që mbajnë maskën, sesa për të mbrojtur të tjerët prej mikrobeve të mundshme që mund të ketë personi që mban maskë.

Për shkak se një person i infektuar mund të jetë bartës i virusit para fillimit të simptomave të sëmundjes, praktikisht të gjithë konsiderohen përhapës të mundshëm. Logjika e detyrimit për të mbajtur maskë është se nëse të gjithë i përmbahen atij, ulet rreziku i përgjithshëm i infeksionit në shoqëri. Në sallat e operacionit mjekët i ndërrojnë maskat çdo dy orë. Në rast se maskat kirurgjikale mbahen për një kohë të gjatë ato e humbasin funksionin e tyre.

Edhe maskat prej cope duhen ndërruar vazhdimisht dhe duhen larë me ujë të nxehtë për të zhdukur viruset, thonë ekspertët. Maskat kirurgjikale të mbrojnë prej infeksioneve vetëm në një masë të kufizuar. E rëndësishme është të mos kapim me duar hundën ose të fërkojmë sytë. Aftësinë më të mirë filtruese duket e kanë maskat që përdorin profesionistë të ndryshëm që punojnë në industri apo ndërtim për t’u mbrojtur prej tymrave, gazrave apo aerosoleve të dëmshme./class

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme