Sa shtoni në peshë nëse nuk hani mëngjes?

18:50 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Kapërcimi i një vakti çon drejt shëndoshjes. Është kjo ajo që del nga një studim britanik i ‘Breakfast Week’ i organizuar nga Agriculture and Horticulture Development Board.

Kapërcimi i mëngjesit, sipas një hulumtimi që e transmeton NOA, mund të shkaktojë shtim peshe mesatarisht 12 kilogramë në vit, nëse nuk zhvillohet aktivitet fizik.

Motivi është shumë i thjeshtë, kapërcimi i mëngjesit çon në konsumimin mes mëngjesit dhe drekës të ushqimeve të shpejta dhe të thata shumë kalorike, si biskota, çokollata, patatina etj., duke çuar në një akumulim mesatar prej 252 kalori në ditë më shumë.

Në studim u përfshinë 2000 persona në moshë madhore, ku një në 10 deklaroi se nuk hante kurrë mëngjes.

Rezultoi se personat që nuk konsumonin mëngjes shtonin ndjeshëm në peshë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme