Flokët janë një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes sonë dhe kujdesja e duhur për to mund të marrë shumë kohë dhe gabime.
Kur është fjala për të kuptuar se sa shpesh duhen larë flokët, shumë prej nesh mbeten në dyshim. Por sa shpesh duhet t’i lajmë?
Si funksionon shampoja
Flokët tona yndyrosen për shkak të sebumit, një sekrecion vajor i gjendrave dhjamore. Ai është i përhapur kudo në lëkurë, por sidomos më i përqendruar është në lëkurën e kokës. Akumulimi i sebumit në lëkurën e kokës favorizon pluhurin dhe papastërtitë të grumbullohen më shpejt, ndërsa shampoja luan rolin e vepruesit duke e hequr sebumin dhe papastërtitë e mbledhura në lëkurën e kokës dhe në flokë. Por sa shpesh duhet të përdoret shampoja? Kjo varet edhe nga stili i jetesës që bëni. Për ata që jetojnë në qytet e këshillueshme është t’i lani sa më shpesh për të hequr pluhurin dhe papastërtitë.
Sebumi dhe lloji i flokëve
Flokët e dobët dhe të drejtë e lejojnë yndyrën të rrëshqasë dhe të përhapet me shpejtësi, si rezultat mbledhin më shumë papastërti. Flokët më të dendur dhe kaçurrel janë më të thatë dhe sebumi e ka më të vështirë të përhapet në folikul dhe të zbresë te flokët.
Sa herë duhet t’i lajmë dhe si?
Flokët mund t’i lajmë edhe çdo ditë, veçanërisht kur lëkura e kokës kruhet, për shkak të akumulimit të sebumit. Ajo që është e rëndësishme është përdorimi i një shampoje me cilësi të mirë, për të pastruar papastërtitë dhe për t’i hequr ato. Shampot që bëjnë pak shkumë apo vajrat janë larës mjaft delikatë, sepse nëse janë shumë “agresivë” ato mund të dehidratojnë flokun dhe ta dëmtojnë atë.
Balsami
Përdorimi i balsamit është i rëndësishëm, sepse krijon një filtër mbrojtës për flokun nga dëmtimi i mjedisit, si dhe i bën ata më të shndritshëm dhe të lehtë për t’u krehur. Mund të vendoset edhe pak balsam në çdo larje, kjo sipas llojit të tij: pak për flokët që janë të drejtë dhe më shumë për kaçurrelat. Por duhet pasur kujdes se si ta vendosni balsamin në flokë. Nuk duhet të vendoset në rrënjën e flokëve, por duhet të përqendrohet në majat e tij. Para se balsami të aplikohet, në fillim flokut i duhet hequr me një peshqir uji i tepërt, ndryshe balsami nuk do ta bëjë funksionin si duhet.
Po apo jo?
Por çfarë duhet të thuhet për idenë që qarkullon, se flokët nuk duhet të lahen me shampo? Përkrahësit e kësaj ideje thonë se shampoja heq të gjithë yndyrën e saj natyrale në flokë, dhe kështu floku do të reagojë duke prodhuar më shumë dhe duke e bërë edhe më me yndyrë. Por duke përdorur vetëm ujë dhe produkte natyrale, sebumi në kokë arrin një ekuilibër.
Lucy Aitken, punonjës në sektorin e bamirësisë, ka shkruar se “është i lumtur për flokët që ka. Ja cila është guida që do t’ju ndalojë të përdorni shampo: pas një periudhe prej disa javësh që nuk i kam larë flokët me shampo, tani përdor si larës ujin dhe një vezë ose sodë buke çdo dy javë”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?