Google ADS

Sa ‘peshore’ jeni në të vërtetë? Tri veti dalluese të kësaj shenje

01:03 | 21 Tetor 2018
Arbresh.info

Duke qenë se jemi në sezonin e peshoreve (të paktën dhe për disa ditë të tjera) do të shkruajmë për karakteristikat kryesore të kësaj shenje duke i ndarë në tre grupe kryesore.

Çdo shenjë ka tri personalitete dhe më poshtë do të njihni ato të peshores, shenjës më paqësore e të drejtë të zodiakut.

Peshoret e pavendosura

Si shenjë e drejtësisë, peshoret janë të prira të anojnë sa nga një anë në tjetrën. Ndërsa çështjet e jurisprudencës kombëtare me siguri kërkojnë një shqyrtim të gjerë të fakteve, partneri juaj ndoshta nuk duhet të aplikojë të njëjtën metodë drejtësie kur vjen puna tek zgjedhja e veshjeve.

Nuk është vetëm drejtësia ajo që motivon peshoren por dhe dëshira për të marrë vendimin më të drejtë! Peshorja nuk mund ta kuptojë që shpesh herë kjo përpjekje i shkon dëm, sepse të tjerët besojnë se peshorja shkon nga fryn era !

Peshoret, të tërhequra

Jo të gjitha peshoret janë miqësore dhe popullore. Ka dhe nga ato që janë të ftohta të përmbajtura që mbyllen në flluskën e tyre! Duket kontradiktore, jo? Peshoret që janë të tërhequra dhe nuk duan të jenë protagoniste në një grup, janë në përpjekje për të krijuar lidhje të thella, emocionale që zgjasin përjetë.

Peshorja është një shenjë që përkushtohet ndaj partnerin dhe bën gjithçka për të kënaqur personin që kanë në krahë.

Peshoret që duan t’jua bëjnë qejfin të gjithëve

Mund të jetë e lodhshme të shoqëroheni me dikë që dëshiron t’jua bëjë qejfin të gjithëve dhe të pëlqehet nga të gjithë. Ata nuk shtiren, por heqin dorë nga dëshirat e tyre, për t’u bërë përshtypje të tjerëve. Ndiheni sikur jeni përgjegjës për vetëvlerësimin e tyre pasi në çdo moment ata duan të ndihen të motivuar.

Ju mund t’i tregoni në mënyra të thjeshta që ata nuk kanë nevojë për miratimin e të gjithë atyre që janë rreth tyre që të ndihen të vlefshëm, shkruan Living. Nxitini të marrin vendime dhe lërini të besojnë se janë të zotët në gjithçka bëjnë! Ata kanë nevojë për këtë gjë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme