Google ADS

Sa orë gjumë na duhen me të vërtetë?

01:55 | 28 Prill 2017
Trina Galanxhi

Shumica e njerëzve janë të bindur se ata kanë nevojë çdo ditë për tetë orë gjumë. Megjithatë, numri i orëve mund të jetë vetëm një mit.

Dr. Michael Breus, një ekspert për gjumë, thotë se personit mesatar i duhen vetëm shtatë orë e gjysmë gjumë çdo natë.

Disa njerëz kanë nevojë për më pak dhe disa kanë nevojë për më shumë gjumë.

“Pothuajse gjithë jetën time unë fle gjashtë orë e gjysmë. Gruas sime i nevojuten tetë orë e gjysmë. Ne jemi të gjithë të ndryshëm”, tha Breus për Business Insider.

Breus beson se gjenetika është përgjegjëse për çdo gjë, madje edhe për sasinë e gjumit që njerëzit kanë nevojë.

Dëshira për gjumë ka shumë ngjashmëri me nevojën për ushqim. Ashtu si nevoja për ushqim ju nxitë që të hani kur ju jeni të uritur, e njëjta ndodhë edhe me nevojën për gjumë që ju bën të shkoni në shtrat, kur jeni të lodhur.

Dëshira për gjumë gjithashtu përcakton shpejtësinë me të cilën ju fleni. Më saktësisht, shpejtësia me të cilën ju shkoni nëpër cikle të ndryshme gjatë gjumit. Shumica e njerëzve kalojnë nëpër pesë cikle 90-minutëshe të gjumit çdo natë, thotë Breuse.

Ai është i bindur se pikërisht për këtë duhet besuar se pse personi mesatar ka nevojë për rreth shtatë orë e gjysmë gjumë. Megjithatë, te disa njerëz këto cikle janë më të gjata apo më të shkurtëra.

Për të llogaritur se sa gjumë ju duhet, më së miri është që të fillohet me shtatë orë e gjysmë. Breuse këshillon se duhet filluar nga koha që ju zgjoheni dhe pastaj të ktheheni për shtatë orë e gjysmë më parë. Kjo do të thotë se në qoftë se ju zgjoheni në orën 7 të mëngjesit, shkoni në shtrat rreth 11:30 në mbrëmjen vijuese.

Mbajeni këtë ritëm për shtatë deri në dhjetë ditë në mënyrë që organizmi të mësohet me këtë.

Nëse në fund të këtij cikli zgjoheni disa minuta para alarmit, atëherë shtatë orë e gjysmë gjumë është kohë ideale për gjumë. Megjithatë, nëse ju zgjon alarmi edhe pas dhjetë ditëve, atëherë ju keni nevojë për më shumë gjumë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme