Miliona familje në Europë po përballen me krizën energjitike dhe kostot e rritura të elektricitetit duke e bërë të domosdoshme kursimin e saj, sidomos në pajisjet që përdorim përditë ose shpenzojnë më shumë.
Disa pajisje shpenzojnë më shumë se të tjerat. Dhe disa jo. Si rregull, pajisjet me pjesë të lëvizshme që prodhojnë nxehtësi, marrin më shumë energji se ato që prodhojnë dritë ose tinguj,
Çdo pajisje ka një vlerësim të fuqisë që tregon se sa energji elektrike i nevojitet për të punuar.
Kjo zakonisht jepet në vat (W) ose kilovat (kW) (1000 W = 1 kW). Natyrisht, sasia e energjisë elektrike që përdor varet nga sa kohë është ndezur, dhe kjo matet në kilovat-orë (KWh).
Një pajisje si frigoriferi ka një fuqi të ulët, por për shkak se është i ndezur gjatë gjithë kohës, do të përdorë shumë energji elektrike. Dhe megjithëse një hekur përdoret vetëm herë pas here, ai përdor shumë energji elektrike, kështu që sa më shpejt të bëni hekurosjen tuaj, aq më mirë.
Energjia elektrike shitet me kilovat-orë (KWh) – zakonisht të përmendura si “njësia’ në faturën tuaj të energjisë elektrike. Ju mund të llogarisni se sa kushton vënia në punë e pajisjeve tuaja duke shumëzuar fuqinë e tyre me sasinë e kohës që janë ndezur dhe më pas me koston e energjisë elektrike për KWh
Le të themi se keni një ventilator 500W dhe e mban ndezur për 24 orë. Do të përdoren 12 KWh elektricitet. Dhe nëse një KW p.sh kushton 25 cent, shumëzoni 12 KWh me 25 dhe do të marrësh një total prej 300 cent, ose 3 euro. Kështu e shikoni se sa një pajisje e thjeshtë shton numrat në faturën tuaj.
Sipas Eurostat, në vitin 2020, vendet europiane, harxhuan 63% të energjisë së tyre për ngrohje, ndjekur nga 15% për ngrohjen e ujit dhe 14.5% për ndriçim dhe pajisje elektronike. Nga përllogaritjet vjetore (mungojnë ato mujore), një familje europiane shpenzon nga 2.500 deri në 5.000 KWh energji dhe sipas vendeve fatura është e ndryshme, nga rreth 700 në mbi 1.5 mijë euro. Mesatarja e Europës është 760 euro në vit.
Sipas studimeve, pajisjet “e lagura”, pra ato që funksionojnë me ujë, përbëjnë 16% të faturës së energjisë, pjesën më të madhe të saj. 12% i përket pajisjeve të ftohta, 7% pajisjet elektronike konsumatore, 6% ndriçimi dhe 4% gatimi.
Ndonjëherë, një pajisje me energji më të lartë do të shpenzojë më pak se ato q kanë më pak fuqi. Kjo për shkak se është projektuar mirë dhe e bën punën e saj më shpejt. Një makinë larëse për enët me efikasitet energjetik, për shembull, mund të ketë një vlerësim të fuqisë prej 2 KW ,e njëjtë (ose më e lartë) si një makinë larëse jo efiçente për energji. Por ajo që e bën atë efikase në energji është se e përfundon ciklin e saj më shpejt. Pra, ndërsa mund të përdorë të njëjtën (ose më shumë) energji elektrike në orë, ajo funksionon për më pak kohë, kështu që përdor më pak energji në përgjithësi.
10 shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë në shtëpinë tuaj
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...