Sa minuta ushtrime fizike në ditë janë të mjaftueshme: Më pak sesa mendoni

08:06 | 8 Janar 2021
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të ri në British Journal of Sports Medicine, është gjetur se më parë shkencëtarët kanë gabuar me vlerësimin e kohës mbi aktivitetin fizik gjatë ditës.

Kjo ka ndodhur për shkak se sepse vetë pjesëmarrësit në studim përgjithësisht keqinterpretojnë aktivitetet e tyre, transmeton portal arbresh.info

Me një qasje pak më ndryshe, studiuesit në Norvegji e bazuan studimin e tyre në regjistrimin e rezultateve nga paisjet për ndjekjen e aktiviteteve, të cilat matin parametrat e ndryshëm shëndetësorë të pjesëmarrësve.

Kështu që ata arritën në përfundimin se ata që ushtrojnë 35 minuta në ditë kishin rezultate dukshëm më të mira sesa ata që nuk e bëjnë.

Në anën tjetër, pjesëmarrësist që kishin vetëm 11 minuta aktivitet fizik gjatë ditës, përfshirë ushtrimet e moderuara si ecja e shpejtë, kanë parë gjithashtu efekte pozitive, raporton CNN, transmeton portali arbresh.info

Në të vërtetë, për 11 minuta, secili prej nesh mund të “detyrojë” veten të ushtrojë ose të dalë jashtë dhe vetëm të rrisë ritmin pak gjatë ecjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme