A ju ndodh ndonjëherë që pasi lani duart nga yndyra apo nga ushqimet dhe papastërtitë lëkura ju thahet dhe ju ashpërsohet? Kjo ndodh sidomos kur i lani në lavamanin e kuzhinës, nga ilaçi i enëve. Por aështë mirë të lani duart me këtë ilaç? Kështu është përgjigjja sipas Kally Papantoniou, një dermatologe me qendër në Long Island.
Vetëm se një sapun është reklamuar për të larë kryesisht enët, nuk do të thotë se nuk mund të pastrojë duart tuaja, thotë Dr. Papantoniou. Lajmi i mirë është se larja e rregullt me një ilaç për larjen e enëve heq siç duhet pjesën më të madhe të baktereve.
Kur lexoni etiketat në lëngun e larjes së enëve, mbani mend këtë: është e vështirë të pastroni yndyrën pa hequr vajrat natyrale nga duart tuaja, shpjegon Dr. Papantoniou. Nëse e gjeni veten rregullisht duke larë duart me sapun gjellë, zgjidhni një lëng për larjen e enëve “më të butë”.
Keni lëkurë të thatë ose ekzemë? Do të duhet të jeni edhe më të kujdesshëm për zhdukjen e vajrave natyralë për lëkurën tuaj. Nëse shihni se tharja nga ilaçi i enëve është madhe duhet të ndaloni menjëherë. Për disa prej jush mund mso të jetë problem larje e duarve me ilaç enësh por, kjo nuk do të thotë që mund të shkoni ta përdorni gjithmonë dhe për duar. Dr. Papantoniou rekomandon “Kimikatet toksike mund të jenë të pranishme në ato sapunë dhe mund të paraqesin rreziqe të mundshme për shëndetin, dhe së dyti, një ekuilibër i baktereve në lëkurën tonë është me të vërtetë i dobishëm dhe duhet të promovohet.”
Zgjedhja e saj për ata me ekzemë ose lëkurë të thatë është Vanicream Cleansing Bar ose pastruesit e lëkurës Cetaphil. “Për pacientët me ndjeshmëri të lëkurës, unë rekomandoj përdorimin e këtyre pastruesve më të butë për të kursyer lëkurën nga tharja.” Këtu janë gabimet aktuale që mund të bëni kur bëhet fjalë për larjen e duarve./living.al/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...