Momenti i banjos është shumë i rëndësishëm për rritjen e fëmijës, kjo pasi përveç faktit që e mban atë të pastër, e qetëson dhe argëton. Duke filluar nga ditëlindja e parë, shumë fëmijë fillojnë të luajnë dhe të djersiten shumë duke shkaktuar tek nëna mendimin se në këtë moment duhet të kryhet një banjo. Në të vërtetë kjo është e gabuar, pasi banjoja nuk duhet të kryhet shpesh. Sipas disa ekspertëve, larja e tepër e fëmijës e dëmton lëkurën si edhe mund ta bëjë fëmijën alergjik.
Përse nuk duhet ta lajmë shpesh fëmijën? Gjatë fëmijërisë mikrobet përforcojnë sistemin imunitar të fëmijës, i cili është duke u maturuar. Disa studime kanë nxjerrë përfundimet se larja e tepërt e fëmijës mund të rrisë ekspozimin e tij ndaj alergjive, pa harruar të theksojmë se larja e vazhdueshme e lëkurës së fëmijës me sapun bebesh apo shampo mund të rrezikojë tharjen e tepër të lëkurës dhe për pasojë të shfaqet dermatiti atopik (rrjebulla). Gjithashtu në lëkurën e fëmijës mund të shfaqen edhe lezione të shkaktuara nga alergjia. E gjithë kjo ndodh si pasojë e dëmtimit të shtresës së jashtme të lëkurës (epidermës), funksioni i së cilës është mbrojtja e organizmit nga agjentët e jashtëm si të ftohtët dhe dielli.
Sa shpesh duhet të lahet fëmija? Larja e fëmijës në mënyrë të përditshme është e gabuar, sidomos nëse do të përdoret sapun apo shampo. Të vegjëlit duhet të lahet çdo 3 ditë, pra rreth 2 herë në javë, në mënyrë që të mos dëmtohet lëkura por njëkohësisht të ruhet edhe një higjenë e mirë. Ka disa zona të trupit të fëmijës sic janë: duart, këmbët, fytyra dhe zona e bebelinës, të cilat duhet ta pastrohen çdo ditë dhe madje disa herë në ditë sidomos gjatë stinës së verës./Burimi ”përnënat”
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite