Larja e flokëve është një rutinë shumë e rëndësishme, por sa herë në javë duhet t’i lani dhe si duhet t’i lani varet gjithmonë nga flokët tuaj
Megjithatë, nuk duhet të harroni asnjëherë se është shumë e rëndësishme t’i shkumëzoni flokët dy herë gjatë larjes. Ndërsa për sa i përket balsamit, aplikojeni gjithmonë vetëm në fundet e flokëve.
Pse duhen shkumëzuar dy herë flokët?
Ashtu siç lani fytyrën dy herë për të pastruar sa më mirë mbetjet e grimit dhe papastërtitë, edhe flokët duhet të shkumëzohen dy herë për t’u pastruar sa më mirë.
Shkuma e parë ndihmon për largimin e djersës, qelizave të vdekura etj., por nuk i pastron asnjëherë mirë flokët, ndërsa e dyta heq çdo papastërti të mbetur.
Nëse keni flokë të yndyrshëm dhe e ndjeni të nevojshme t’i lani përditë, atëherë nuk është nevoja t’i shkumëzoni dy herë, pasi vetëm një mjafton.
Në rast se flokët tuaj nuk janë të yndyrshëm, shmangni larjen e përditshme. Larja tri herë në javë është më se e mjaftueshme, që flokët tuaj të jenë të pastër dhe të duken bukur.
Kini kujdes që gjatë larjes ta masazhoni skalpin me lëvizje të buta, por pa ushtruar presion. Po ashtu, shpëlarjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë, pasi ndihmon në pastrimin më të mirë të folikulave, si dhe nxit qarkullimin e gjakut. /Telegrafi/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të