Përshëndetje bel i hollë!
Nuk është sekret që të pini shumë ujë mund të rrisë energjinë tuaj, t’ju qartësoje pamjen dhe mund t’ju ndihmojë t’i rezistoni urisë për të ngrënë ndërmjet vakteve. (Dhe këto nuk janë të vetmet përfitime nga hidratimi!) po për ata që janë të shqetësuar për të paketuar kilogramët, mund të bëjë gjithashtu mrekulli me belin tuaj.
Pirja e ujit të ftohtë me akull ju ndihmon të digjni më shumë kalori gjatë ditës, sipas një studimi të publikuar tek Journal of Clinical Endocrin and Metabolism. Hulumtuesit në mënyrë rastësore u përcaktuan pjesëmarrësve të pinin 0.23 litra ujë të distiluar, të kripur, saharoze ose akull të ftohtë në ditë të ndryshme. Më pas, ata maten shpenzimin e energjisë së secilit subjekt.
Ata që pinin ujë të ftohtë me akull digjnin deri në 7 kalori për gotë, sipas raportimit të hulumtuesve. Ja arsyeja: Konsumimi i ujit të ftohtë kërkon që trupi juaj të punojë edhe më shumë për të ngrohur veten sërish. Si rezultat, energjia e kërkuar për të rifituar temperaturën normale të trupit tuaj djeg disa kalori më shumë për çdo gotë.
Ndërsa kjo mund të mos jetë shumë e dukshme në fillim, kaloritë shtohen shpejt. Thjesht bëjini llogaritë! Të pini 10 gota ujë të ftohtë në ditë, për një javë digjni 490 kalori. Kjo është e barabartë me humbjen e 7 kilogramëve në një vit – dhe e gjithë ajo që duhej të bëni ishte që të qëndronit të hidratuar, ideja fillestare, ndërsa humbja në peshë vjen për rrjedhojë.
Bordi i Ushqimit rekomandon që burrat të konsumojnë 3.7 litra ujë ndërsa gratë 2.7 litra çdo ditë. Por kujdes nga shenjat që tregojnë se po pini shumë ujë – sepse mund të ketë tepricë të asaj që bën mirë.
Sigurisht, kur keni si synim të hiqni peshë, çdo grimë kalorish të djegura llogaritet. Por prapë ekspertët paralajmërojnë se pirja e ujit akull nuk duhet të jetë si primare në udhëtimin e humbjes në peshë. Ekspertët rekomandojnë që të plotësoni marrjen e ujit me një dietë të shëndetshme dhe shumë stërvitje.
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...