Google ADS

Sa gjatë mund të rezistojë një femër pa bërë seks ?

01:32 | 24 Maj 2017
Trina Galanxhi

E dini se sa mund të rezitojë një femër pa bërë seks?!

Jeta jonë përbëhet nga pesë pjesë të rëndësishme: emocionale, mendore, shoqërore, shpirtërore dhe fizike.

Nuk mund të zgjidhni dot se cila është më e rëndësishmja pasi të pesta luajnë një rol të rëndësishëm për të projektuar e për të punuar së bashku në harmoni.

Por do të ndalemi pak të pjesa fizike. Mardhënia seksuale është një nevojë biologjike që lind me njeriun, por që formësohet gjatë pubertetit ku pëson dhe ndryshimet e para psiko-fizike dhe fillohet të eksplorohet nga pak intimiteti.

Prania e seksit në jetën e gjithësecilit është zgjedhje e zgjidhje njëherazi, por e dini sa mund të rezistojnë femrat pa kryer mardhënie?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje revista femërore gjermane “Petra” kreu një studim me mbi 10 mijë gra të moshës 29 dhe 39 vjeç. Rezultatet u publikuan në të përjavshmen ‘Bild’.

Rezultatet treguan se gati 58% e grave mund të rrinë pa bërë seks deri në gjashtë muaj. Sipas terapistes Marlene Ann Henning, pas tre muajsh pa seks femrat kishin gjendje ankthi të lehtës, aps gjashtë muajsh përjetojnë thatësi vaginale dhe stres, kurse pasi kalon një vit pa kryer mardhënie kanë çrregullime hormonale, sistem të dobët imunitar dhe humbje të tonifikimit të muskujve vaginalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme