Hulumtimi ka treguar që meshkujt mesatarisht gënjejnë tri herë më shumë se femrat
HushHush.com ka vendosur të depërtojë pak më thellë në problematikën e gënjimit dhe të marrë vesh se kush gënjen më shumë dhe më shpesh, meshkujt apo femrat.
Rezultati është humbës për gjininë mashkullore, sepse përgjigjet e të testuarve kanë treguar që meshkujt gënjejnë tri herë më shumë se femrat.
Gjatë një viti mashkulli mesatar thotë më shumë se një mijë gënjeshtra, sepse femrat gënjejnë një herë në ditë, ndërsa meshkujt tri herë. Anketa në 2.500 britanikë të rritur ka treguar që vetëm pesë për qind njerëz vazhdimisht thonë të vërtetën.
Më shumë se gjysma e meshkujve ka deklaruar që gënjejnë tri herë në ditë, ndërsa 14 për qind të tyre dhe mbi pesë herë në ditë. 57 për qind e femrave thonë që gënjejnë një herë në ditë, derisa 17 për qind e tyre e pranojnë që do të gënjenin deri tri herë në ditë nëse është nevoja.
Femrat më së shpeshti gënjejnë për emocionet, ndërsa më shumë se një e katërta zakonisht thotë “jam mirë” edhe pse nuk ndihet ashtu. Meshkujt, nga ana tjetër, gënjejnë që kanë bërë diçka që është dashur, por në fakt nuk e kanë bërë.
Madje 71 për qind e të testuarve vazhdimisht gënjejnë kolegët, miqtë dhe anëtarët e familjes duke e arsyetuar këtë me nevojën për të kursyer ndjenjat e të tjerëve, një e treta vazhdimisht gënjen shefin dhe kolegët dhe pastaj familjen dhe partnerët.
Meshkujt janë të tmerrshëm ndaj miqve, sepse 41 për qind e tyre e pranojnë që i gënjejnë vazhdimisht, në krahasim me vetëm 9 për qind të femrave që komunikojnë ashtu me mikeshat.
Problemet me ndërgjegjen pas gënjimit bëjnë presion te gati tri herë më shumë femra sesa meshkuj, 62 ndaj 23 për qind.
Gënjeshtrat më të shpejta janë:
Femrat
Meshkujt
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...