Sa është pesha ideale për një çantë dore

08:18 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Shumica prej femrave gjatë tërë jetës së tyre mbajnë çantat e dorës ngado që shkojnë me një shumëllojshmëri gjërash të futura brenda.

Por, edhe pse kjo na lehtëson në mbajtjen e gjërave rreth nesh sa herë që kemi nevojë, nga ana tjetër, kjo i bën dëm trupit tonë. Mbajtja e çantës së dorës me vete me një ngarkesë të madhe mund të shkaktojë dhimbje dhe përkeqësim të muskujve! Pra, kemi pyetur Dr. Evelyn Haëorth, një kiropraktore së bashku me burrin e saj Kelly Haëorth, të cilët janë shpikës të sistemit për qëndrimin e drejtë të trupit (Tru-Align Body System) se cila është pesha ideale e një çante që një femër mund të mbajë me vete.

Çantë në supe

Pavarësisht nëse e lëshoni çantën në një krah ose në të gjithë trupin, pesha maksimale e një çante në supe duhet të jetë sa 10% e peshës trupore. Pra nëse peshoni 60 kg. atëherë çanta juaj duhet të jetë jo më shumë se 6 kg. dhe sigurohuni që mos ta mbani gjithnjë peshën vetëm në njërën anë.

Çantë shpine

Udhëzimet për përdoruesit e çantave të shpinës janë që mos të peshojnë më shumë se 20% e peshës së tyre trupore. Por, sigurohuni që fundi i çantës të përputhet mirë me belin dhe pozitën natyrore të trupit tuaj, thekson Dr. Haworth. Dhe, si bonus mund të jetë nëse ka ndonjë rrip rreth belit.

Çantë e stilit “Tote”

Ky lloj i çantës ka shirita apo mbajtëse shumë të vogla për supet andaj edhe dizajnuesit e kanë paraparë që mos të ketë shumë ngarkesë, transmeton femra.net. Mbajeni këtë çantë jo më shumë se 4 kg. peshë. Dhe mos u përkulni që ta merrni prej dyshemesë, por vendoseni diku në sirtar që mos të përkuleni dhe ta tendosni shpinën.

Çantë e stilit “Clutch”

Ky lloj modeli nuk ka rrip apo mbajtëse, andaj edhe duhet ta mbani në dorë apo nën krahun tuaj, kështuqë mos e ngarkoni peshën më shumë se 2 kg. nëse ka ndonjë rrip që mund të vendosni në supe mund të shkoni maksimum deri në 2 kg, sepse ngarkesa e tepërt mund të tendosë muskujt e dorës suaj, krahut madje edhe shpinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme