Të jetosh deri në 100 vjet është e pazakontë në shumicën e vendeve të botës, por jo në të ashtuquajturat ‘zona blu’.
Njerëzit që jetojnë në rajonet e Japonisë, Kosta Rikës, Italisë, Greqisë dhe Kalifornisë, kanë jetë më të gjatë dhe janë gjithashtu ndër njerëzit më të lumtur në planet.
Siç transmeton The Sun, ata kanë qenë objekt i studimeve të panumërta dhe shkencëtarët kanë kërkuar të dhëna se si të jetojnë të lumtur dhe gjatë.
Shumica e njerëzve nga këto zona, ndjekin rutinat e thjeshta të mëngjesit, të cilat mund t’i filloni që nesër.
Hani një mëngjes të shëndetshëm
Shumica e njerëzve që jetojnë në ‘zonat blu’ gëzojnë një dietë të pasur dhe të larmishme mesdhetare ose me bazë bimore. Në përgjithësi hanë më shumë ushqime të plota, fruta dhe perime, dhe më pak mish të kuq të përpunuar, sheqer dhe karbohidrate amidoni, në krahasim me dietën e përgjithshme perëndimore.
Hulumtimet kanë treguar se dieta mesdhetare – e cila gjithashtu thekson drithërat, vajin e ullirit, fasulet, arrat dhe peshkun – mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të një sërë sëmundjesh.
Shijoni një filxhan kafeje
Kafeja është një pjesë kyçe e dietës së shumicës së njerëzve që jetojnë në ‘zonat blu’. Ata pinë rreth dy deri në tre filxhanë kafe çdo ditë. Studimet kanë treguar se tre filxhanë kafe në ditë ndihmojnë në uljen e rrezikut të diabetit dhe obezitetit.
“Gjetjet tona sugjerojnë se kafeina, të paktën pjesërisht, mund të shpjegojë lidhjen e kundërt midis konsumimit të kafesë dhe rrezikut për diabetin e tipit 2”, ka thënë Dr. Susanna Larson nga Instituti Karolinska në Stokholm.
Ndërkohë, polifenolet (antioksidantë natyralë) që janë prezentë në këtë pije, janë gjithashtu të lidhur me një rrezik më të ulët të zhvillimit të demencës më vonë gjatë jetës.
Gjeni nxitjen e brendshme
Fillimi i duhur i ditës nuk është vetëm ajo që vendosni në trupin tuaj. Të gjithë njerëzit në ‘zonat blu’ ndjekin disa variacione të konceptit japonez të ‘Ikigai’ duke gjetur nxitjen e brendshme.
Ka të bëjë me zbulimin e asaj që i jep qëllim dhe shkëndijë jetës tuaj, arsyeja e mirëfilltë për t’u ngritur nga shtrati në mëngjes. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që mendojnë se kanë një qëllim më të lartë priren të jetojnë më gjatë.
Ken Mogi, një neuroshkencëtar me bazë në Tokio, ka thënë për Well+Good se procesi fillon me katër gjëra: të pranosh veten, të lidhesh me të tjerët dhe planetin, të gjesh gëzim në gjërat e vogla dhe të jesh i pranishëm.
Thoni diçka të bukur personit të parë që takoni
Në mënyrë të ngjashme, mënyra se si i trajtoni njerëzit në fillim të ditës tuaj mund t’ju japë një nxitje të lumturisë. Autori Dan Buettner, i cili shpiku termin ‘zona blu’, ka treguar për Sarah Wilson se e fillon çdo mëngjes duke i thënë diçka të këndshme personit të parë që sheh. /Telegrafi/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre