Ruajeni psiken: Si të qëndroni të qetë në situata konflikti

12:05 | 3 Korrik 2019
Arbresh.info

Me këto teknika më askush nuk do të arrijë t’ju nxjerrë nga takti

Meqenëse askush nuk është në gjendje t’i kontrollojë të tjerët, duhet patjetër të fillojmë nga vetja dhe të mësojmë si të qëndrojmë të qetë, madje edhe atëherë kur duket e pamundur.

Edhe pse disa hormone thjesht na detyrojnë t’i dorëzohemi situatës dhe të vazhdojmë të nxisim grindje, lajmi i mirë është që ekzistojnë mënyrat si t’i pengojmë ato. Qe se si:

Ndaluni dhe merrni frymë

Duke marrë frymë, lejoni që sistemi juaj nervor parasimpatik të qetësohet. Gjendja e qetësisë dhe e relaksimit e bën të menduarit tuaj më racional.

Dëgjoni të tjerët

Komunikimi na ndihmon të shmangim mosmarrëveshjet. Aftësia e dëgjimit të këshillave të njerëzve të tjerë na mundëson të shmangim marrjen e konkluzioneve dhe gjykimeve të ngutshme. Prandaj, gjithmonë përpiquni të kuptoni mendimin e bashkëbiseduesit tuaj, ndërsa në situatat kontestuese, jepni çdo gjë nga vetja që të arrini deri te kompromisi.

Bëhuni të sinqertë

Bëhuni të sinqertë ndaj palës tjetër dhe thoni çfarë ju mundon. Nëse i tregoni gjërat të cilat ju pengojnë, do të shmangni konfliktet e mëdha.

Ulni tonin

Përpiquni që në situata konflikti të mos ngrini tonin, sepse palës tjetër i duket si shenjë e moskuptimit dhe si kërcënim i qartë.

Shikoni situatën nga të gjitha anët

Mos u ngutni tepër, por ndaluni dhe shikoni situatën nga perspektiva tjetër.

Ndoshta e kuptoni që edhe ju pak po gaboni

Mbani në mend që më e rëndësishme është që të qëndroni të qetë në situata të tilla, madje edhe kur të tjerët ju nxisin të vazhdoni debatin, sepse me vazhdim debati nuk dëmtoni askënd tjetër, pos vetes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme