Të pushuarit nga Facebook mund të jetë çelësi për uljen e niveleve të stresit, thonë hulumtuesit, të cilët kishin shikuar se si efektet e një pushimi të shkurt nga Facebook-u ndikojnë në stresin dhe mirëqenien e një personi.
Sipas tyre, nëse vetëm pesë ditë pushoni nga Facebook, nivelet e hormonit të stresit – kortizolit – ulen dukshëm, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ndonëse pjesëmarrësit e studimit kishin shënuar progres në uljen e stresit duke pushuar nga Facebook, njëkohësisht ata kishin thënë se kanë filluar të ndihen më të pakënaqur me jetën e tyre, dhe se kërkojnë t’i rikthehen aktivitetit në Facebook.
Për këtë fenomen, ekspertët thonë se ka shkaktarë të shumtë, e një ndër tyre është fakti se ata nuk janë të vetëdijshëm që nuk kanë më stres.
Shkencëtarët gjithashtu e theksojnë edhe faktin që Facebook është bërë mjet esencial social për një pjesë të madhe të botës dhe se sjell shumë përfitime, por që për ato përfitime duhet paguar ‘taksa’ (stresi një ndër to).
Sipas tyre, kur njerëzit ndihen shumë të stresuar pushojnë nga Facebook për disa ditë, por rikthehen prapë sepse fillojnë të ndihen të palumtur me faktin që i kanë shkëputur lidhjet nga miqtë e tyre.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit