Rrjetet sociale ndikojnë në zgjedhjet tona ushqimore

23:46 | 9 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të kryer së fundmi, ajo që miqtë tanë tregojnë se hanë në mediat e tyre sociale ndikon në zgjedhjet tona ushqimore. Shkencëtarët zbuluan se njerëzit mund të hanin më shumë ushqime të pashëndetshme çdo ditë, nëse mendonin se moshatarët e tyre në Facebook po bënin të njëjtën gjë.

Studiuesit nga Universiteti Aston, Birmingham, thanë se gjetjet mund të jenë të dobishme për të trajtuar zakonet e këqija të ngrënies, tek fëmijët që përdorin rrjetet sociale. Udhëheqësja e studimit Lily Hawkins, tha se studimi sugjeron se ne mund të jemi të ndikuar nga miqtë tanë virtualë, për ushqimet që konsumojmë gjatë ditës.

“Nëse besojmë se miqtë tanë janë duke ngrënë shumë fruta dhe perime, kemi më shumë mundësi të hamë fruta dhe perime. Nga ana tjetër, nëse ata janë shumë të lumtur duke konsumuar ushqime jo të shëndetshme dhe pije me sheqer, kjo na jep ne  një “licencë” për ta tepruar me ushqimet që janë të dëmshme për shëndetin tonë”./koha.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme