Rrjetet sociale na shkaktojnë vetëm ndjesi negative

06:57 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Rrjetet sociale janë shndërruar në vitrina, ku njerëzit “reklamojnë” jetën e tyre. E vitrinat nuk kanë sesi të jenë të shëmturara.. madje ajo është hapësira më e këndshme e një dyqani, ku reklamon artikujt më të çmuar për të bërë për vete njerëzit !

Kalon përpara një dyqani, sheh diçka që të pëlqen por nuk ia lejon dote vetes, e te mbetet mendja e trishtohesh, po të përballesh me këto “vitrina” çdo moment të ditës tek hap rrjetet sociale si të bën të ndihesh? Tek ti punon nga zyra jote, një tjetër shijon diellin në plazh, një tjetër reklamon racionin e drekës, e një tjetër buqetën me 100 trëndafila. Vetushqyerja e zilisë tek shohim jetët “perfekte” të të tjerëve nuk bën asgjë tjetër veçse rrit nivelin e stresit.

Sipas një studimi nga Universiteti i Kopenhagës mbyllja e Facebook rrit nivelin e mirëqenies dhe ul atë të depresionit. Studiuesi danez Morten Tromholt ndau në dy grupe 1,095 pjesëmarrës . Gjysma e tyre duhet të hiqte dorë nga facebook-u për një javë ndërsa pjesa tjetër do të vazhdonte të ishte aktive në rrjetet sociale.

Studimi publikoi përfundime shqetësuese: Njerëzit në Facebook janë 55% më shumë të stresuar dhe 4 nga 10 njerëz janë ziliqarë për postimet e të tjerëve. 39% e tyre kanë të ngjarë të ndihen më të mërzitur se miqtë e tyre. Nëse doni të jeni më të lumtur mos u besoni çdo gjëje që ju shfaqet në facebook ! Gëzojuni jetës që keni dhe jo jetës virtuale të të tjerëve ! living

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme