Një nga armiqtë më të mëdhenj të jashtëm të lëkurës është dielli, më saktë rrezatimi ultravjollcë të cilin e emeton dielli, mirëpo njëkohësisht është edhe nxitës i disponimit që është i nevojshëm për organizmin. Zgjidhja qëndron në mbrojtjen e lëkurës me anë të preparateve të cilat përmbajnë filtra UVA dhe UVB.
Produktet të cilat gjatë muajve të verës i shfrytëzojmë për mbrojtje nga dielli duhet të ofrojnë mbrojtje të lartë natyrore të lëkurës nga djegiet e diellit dhe foto-plakja e lëkurës.
Kur lëkura është shumë e ekspozuar ndaj diellit vjen deri te formimi i radikaleve të lira, të cilat e dëmtojnë indin dhe zvogëlojnë elasticitetin e lëkurës, ndërsa ndryshimet janë të dukshme në formë të rrudhave, njollave të errëta dhe djegies nga dielli.
UVA dhe UVB, si dhe përbërësit aktivë nga burimet natyrore, të cilët në sinergji e mbrojnë lëkurën nga rrezet UV dhe mbrojnë freskinë natyrore dhe vitalitete, e po ashtu mundësojnë nxirjen e lëkurës- janë krejt çfarë kërkojmë gjatë ditëve kur po qëndrojmë në plazh, në mënyrë që të mos jemi aspak të shqetësuar.
Krahas mbrojtjes së lartë të trupit në formë të qumështit dhe losioneve, shtesë e domosdoshme e modës për plazh duhet të jenë edhe syzet e mira për diell, kapela që do t’i sigurojë hije fytyrës dhe sasia e mjaftueshme lëngjeve.
Ekspozimin ndaj diellit duhet shmangur mes orëve 11 dhe 16, kur dielli është shumë i fortë.
Para daljes në diell, lëkurën duhet përgatitur me piling të mirë që do të largojë qelizat e vdekura dhe do të lehtësojë nxirjen e lëkurës, pastaj duhet konsumuar ushqimet e shëndetshme që përmbajnë vitaminat A, C dhe E, beta-karoten, selen dhe zink, që i ofrojnë lëkurës mbrojtje nga dëmtimi.
Kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet mbrojtjes së lëkurës së fytyrës, e cila është shumë e ndjeshme dhe kërkon faktor të lartë mbrojtës.
Në rast të qëndrimit në diell duhet mbrojtur lapra e veshit dhe buzët që janë nga pjesët më të ekspozuara të organizmit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...