Të gjithë prindërit duhet të jenë të brengosur për kërcënimet në rritje të privatësisë dhe sigurisë së fëmijëve në internet.
Përderisa të qenit ‘online’ është pjesë vitale e edukimit dhe jetës shoqërore të fëmijës, ditëve të sotme prindërit dhe fëmijët duhet të jenë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet që gjenden në internet.
Mos u tmerroni nga interneti, thjesht qëndroni të njoftuar për kërcënimet e fundit.
RREZIQET QË KA APLIKACIONI “SNAPCHAT”
Edhe pse mund të duket si karakteristikë e mirë, faktikisht funksioni “Snap Map” është i frikshëm për shumë prindër. A vërtet dëshironi që të tjerët ta dini tërë kohën ku është fëmija juaj? Dëshironi që fëmija juaj ta dijë tërë kohën ku shokët e shoqet e tyre janë (“Pse nuk më kanë ftuar edhe mua”)?
Funksioni “Snap Map” i aplikacionit “Snapchat” që tregon vendet ku gjenden miqtë
Snap Map mund të përdoret nga të gjithë keqdashësit për qëllime të ndryshme, prandaj keni kujdes.
Një rrezik tjetër i aplikacionit Snapchat mund të jetë edhe funksioni “My Eyes Only”, i cili i parandalon tjerët t’i shohin snap-et që dëshironi t’i ruani. Në shumë mënyra kjo mund të jetë mënyrë e mirë për privatësinë e fëmijës, por keni parasysh se kjo do të thotë që fëmija juaj mund të fshehë shumë gjëra edhe nga prindërit!
Bllokimi, raportimi dhe ‘Screenshot’-i: raportoni poste ilegale dhe shqetësuese të cilat gjenden në rrjete sociale.
Shpjegojani fëmijëve rreziqet: flisni me fëmijët për rreziqet e aplikacioneve. Fëmijët janë të mençur, dhe kur e kuptojnë se aplikacionet po i shfrytëzojnë ata për t’iu krijuar varësi dhe për t’ua rrezikuar privatësinë, ata do të reagojnë shumë shpejt.
Bëhuni shembull: përdoreni më rrallë celularin. Bëhuni shembull për fëmijën.
FËMIJËT DUHET T’I KENI PARASYSH KËTO KËSHILLA GJATË TËRË KOHËS NË INTERNET:
– Bëhuni autentikë
– Para se të postoni diçka, bëjani këtë pyetje vetes: “A do të dëshiroja që mami apo babi ta sheh këtë postim”?
– Mbushni rrjetet sociale me faqe dhe njerëz të cilët ju inspirojnë për gjëra të ndryshme
– Keni kujdes kë e bëni ‘Follow’ apo ‘Like’
– Mbani mend se lini gjurmë digjitale sa herë që postoni diçka. Thënë më thjesht, çdo gjë që e postoni në internet, do të mbetet aty tërë jetën!
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...