Google ADS

Rrezikoi jetën e të birit për një foto, kritikohet ashpër babai

23:35 | 13 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Pamjet të frikshme zbulojnë momentin kur një baba mban për duarsh djalin e tij në buzë të një rruge në një lartësi disa metra.

Pamjet shqetësuese tregojnë babanë po mban djalin e tij me të dy krahët ndërsa ai varet nga skaji i pjerrët i rrugës.

Fëmija vendos të dy këmbët në murin mbajtës vertikal dhe shikon drejt humnerës poshtë tij.

Në një moment babai duket se shtrëngon krahët vogëlushit ndërsa të tjerët përreth tij qeshin.

Ndërkohë, pamjet janë bërë virale në internet duke u parë më shumë se 13 milion herë.

Përdoruesit e mediave sociale në shërbimin të Twitterit të Kinës, Weibo, kanë lënë mijëra komente që kritikojnë babanë.

Mbetet e paqartë nëse autoritetet lokale do t’i lëshojnë gjobë babait.

Rruga që njihet si ‘Rruga e Djallit’ për shkak të 18 kthesave të saj, dikur ishte një pikë e rëndësishme mbrojtëse gjatë Luftës së Dytë Botërore./expres/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme