Google ADS

Rreh për vdekje gruan dhe i çon foto shokëve: E vënë nën kontroll…

00:41 | 21 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Rusi ka tronditur gjithë opinionin publikë. Maxim Gribanov ka rrahur gruan e tij Anastasia Ovsiannikova, pasi ajo i kishte kërkuar të ndaheshin.

Por nuk mbaron me kaq, pasi 34-vjeçari pas shkelmimeve dhe grushtave të shumtë për disa orë me radhë, e filmoi me të nxirat në trup dhe ia ka dërguar shokëve të tij me përshkrimin “e vënë nën kontroll”.

Por 28-vjeçarja edhe pse ishte në gjendje shumë të rëndë me plagë të shumta, gjakderdhje të brendshme dhe disa kocka të thyera, kishte mundur të telefononte shërbimet e emergjencës.

Edhe pse iu ofrua ndihma e parë Anastasia ra në koma dhe ndërroi jetë 6 ditë më pas.

E ndjera ishte viktimë e dhunës prej vitesh por, sipas familjarëve, druhej ta linte bashkëshortin e saj nga frika se si ai mund të reagonte dhunshëm ashtu dhe siç ndodhi.

Gribanov e kishte detyruar atë për të lënë punën e saj në bashkinë e qytetit dhe e kishte kërcënuar babanë dhe vëllain e saj, nëse ata raportonin abuzimet e tij, pasi u përpoqën që të ndalonin dhunën e tij.

Maxim Gribanov u dënua me 15 vite heqje lirie, fillimisht për dhunë dhe më pas për vdekjen e bashkëshortes së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme