Sa kohë shpenzoni me fëmijët tuaj pas punës?
Praktikisht, kaloni rreth në orë për të gatuar darkë,dy orë të tjera me punët e shtëpisë rreth 15 minuta për të lexuar një libër, dhe vetëm pak momente për ti ledhatuar ata dhe për t’ju thënë “natën e mire”atyre.
Megjithatë, sipas ekspertëve, në mesin e të gjitha këtyre periudhave, janë 3 minuta që mund të jenë minutat më të rëndësishëm të ditës.
Psikologu Nataliya Sirotich shpjegoi rëndësinë e 3 minutave dhe sipas saj, nëse e respektoni këtë rregull, do ta keni besimin e fëmijës suaj edhe kur janë adoleshentë.
Ky rregull thotë që ju duhet të takoni fëmijën tuaj çdo ditë sikur nuk e keni parë njëri-tjetrin për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, është shumë e rëndësishme të jesh në të njëjtin nivel me trupin e fëmijës dhe të kalosh 3 minuta duke përqafuar atë. Është veçanërisht e rëndësishme të ndiqni këtë rregull kur e merrni fëmijën tuaj nga kopshti, shkolla ose kur ktheheni në shtëpi nga puna.
Pse është e nevojshëm ky rregull?
Sipas psikologut, gjatë minutave të parë pasi e shihni fëmijën tuaj, ata ju tregojnë të gjithë informacionin që mund të kujtojnë. Pasojat e injorimit të fëmijës tuaj për 3 minuta janë shumë të mëdha, dhe diktojnë personalitetin e fëmijës tuaj. Dikush që nuk ka mundësi t’i tregojë gjithçka prindërve kur munden, nuk do të flasë për gjëra shumë të rëndësishme dhe me kalimin e kohës, disa fakte nuk do të duken aq të rëndësishme për të.Në këtë rast, prindërit mund të humbin shumë gjëra me të vërtetë të rëndësishme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...