Rregullat që duhet të ndjek çdo çift i martuar

17:58 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info
  1. Gjeni me te mirën

Një martese e lumtur do te thotë qe ke një bashkëshort te përsosur ose një martese perfektë. Kjo thjeshte do te thotë qe ju keni zgjedhur te shikoni përtej pa përsosmërive ne te dyja aspektet. Përpiquni përherë te bini dakord me njeri – tjetrin.

  1. Gjeni lumturinë

Martesa nuk te bën te lumtur, duhet te jeni ju qe e bëni martesën tuaj te lumtur. Gjeni gjerat qe pëlqeni te dy dhe realizojini ato. Përpiquni te bëni personin tjetër te lutur, ndonjëherë edhe duke e vene lumturinë tuaj ne plan te dyte.

  1. Mos kërko përsosmëri

Një martese e suksesshme nuk është bashkimi i dy njerëzve te përsosur. Është ajo e dy njerëzve te papërsosur qe kane mësuar vlerën e faljes dhe te hirit. Duhet te kuptosh se asnjë person nuk është perfekt dhe nuk duhet te kërkosh perfeksion tek asnjë person, për aq kohe sa as ti nuk je perfekt/e.

  1. Gjithçka fillon nga ju

Suksesi ne martese nuk vjen thjeshte përmes gjetjes se bashkëshortit te duhur, por duke qenë bashkëshorti i duhur. Mos prit qe diçka ta beje personi qe ke ne krahë. Nëse mendoni se diçka është e drejte, filloni ta bëni ju.

  1. Bëjeni martesën tuaj prioritet

Martesa nuk është një emër, është një folje. Nuk është diçka qe ju merrni, por diçka qe ju bëni. Është mënyra si e doni partnerin tuaj çdo dite. Mos vendosni asnjë person që duhet të ketë prioritet sekondar ne jetën tuaj, përpara martesës suaj qe duhet te jete prioriteti kryesor i juaji.

  1. Shpreheni dashurinë tuaj çdo ditë

Dobësia me e madhe e shumicës se njerëzve është hezitimi i tyre për t’u treguar te tjerëve sa i duan ata derisa janë ende gjalle. Mirëpo një gjë e tille i zbeh ndjenjat. Duhet të dini sa edhe ndjenjat zihen, nëse nuk shprehen, ndaj shprehini ato pak me shpesh.

  1. Mësoni nga e kaluara dhe ëndërroni për të ardhmen

Martesa është si një dorezë kulturore. Ajo lidh njerëzit me te kaluarën dhe i drejton ata ne te ardhmen. Nëse me pare e mendonit ta kalonit jetën vetëm, tani duhet ta projektoni jetën ne çift dhe te bëni plane se bashku për te ardhmen.

  1. Mësoni diçka te re çdo ditë

Një martese e mire është ajo qe lejon ndryshimin dhe rritjen individuale edhe ne mënyrën se si e shpreh dashurinë tende. Mësoni diçka te re për njeri-tjetrin përditë. Mos humbisni kohe me gjera te pavlera. Flisni për veten tuaj dhe mësoni me shume mbi interesat tuaj te përbashkët.

  1. Jeto te tashmen

Dashuria nuk ka vend për “nesër”. Nëse vjen e nesërmja, dashuro serish dhe akoma me shumë. Mos prit për të nesërmen për të bërë diçka qe do ta forconte akoma me shume lidhjen tuaj ne çift. Nëse mendon se diçka do te shpërbejë për të mirën tuaj, bëjeni atë gjë që tani.

  1. Veprimet flasin me shume se fjalët

Ciftet e martuara qe e duan njeri-tjetrin, i tregojnë njeri-tjetrin njëmijë  gjera edhe pa folur. Mos u kapni pas fjalve, pasi ne nerva e sipër dikush mund te flas edhe diçka te nxituar. Gjithmonë mendoni veprimet e dikujt përpara fjalëve te thëna per te kuptuar dashurinë e atij personi per ty.

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme