Zyra është trasformuar për shumë njërëz si një shtëpi e dytë sepse aty kalojmë shumë kohë dhe rreziku është që të habitemi duke ngatarruar shtëpinë tonë me zyrën.
Kjo nuk është një gjë e mirë. Nëse ekzistojnë disa rregulla sjelljeje për jetën sociale ato ekzistojnë dhe për zyrën. Ja disa këshilla që duhen ndjekur. Mos ekzagjeroni me hapësirën. Është shumë e këndshme situata kur ju sillni aksesorë nga shtëpia por pa ekzagjeruar, sepse fotot e gjithe familjes bashkë me bomboniera apo kujtime nga udhëtimet ndoshta është shumë.
Në zyrë qëndrojnë bukur një lule e këndshme dhe një filxhan për kafe apo për caj. Duhani në zyrë është një tjëtër “ Jo “ e madhe. Duhanpirja në zyrë jo vetëm që është kundër ligjit por dëmton shëndetin, ndot ambientin dhe padyshim që bezdis dhe të tjerët. Nëse nuk rrini dot pa pirë cigarë atëherë duhet medoemos të dilni jashtë dhe të përdorni hapësirat në dispozicionin e duhanpirësve si një ballkon, një oborr një verandë, por evitoni qe të vareni nëpër dritare me gjysmën e trupit jashtë.
Përshendetja është një MUST. Të përshëndesësh kolegët e zyrës është një rregull që duhet ndjekur pamvarësisht pozitës në punë. Nuk ka gjë më të shëmtuar se sa një koleg pune I cili nuk përshëndet apo nuk buzëqesh. Mos harroni që një buzeqeshje është pa lekë dhe nuk I bën keq askujt. Duke parë zhvillimin e “Open spaces “ pra vëndeve të hapura, nëse do I bëni një telefonatë mamit apo gjyshes apo dikujt nga familja, bëjeni jashtë pra në një ambient jashtë zyrës dhe me tonin e zërit të ulur.
Rregullat e mirësjelljes në zyrë
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...