Google ADS

Rregulla të arta në kujdesin për pjesët intime të trupit

22:05 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Nxehtësia, lagështia, dielli, djersitja, rrobat lagura të banjës dhe peshqirët janë më se të përshtatshme për bakteret, viruset, sëmundjet e ndryshme kërpudhore dhe madje edhe për sëmundje të ndryshme gjenitale. Pikërisht për shkak të të gjithë këtyre shkaktarëve të cilët na rrezikojnë në masë të madhe, duhet pasur kujdes për higjienën personale.

Shkaktar i shumë problemeve të femrave: inflamacioni, infeksioni, madje edhe i sëmundjeve gjenitale, gjendet në rrezikimin e mikroflorës vagjinale. 90 për qind e mikroflorës normale e përbëjnë laktobakteret, të cilat tajisin thartinë qumështi, transmeton Telegrafi.

Vlera PH në vagjinë është 3,3, gjë që do të thotë se ajo është thartinë cila pengon depërtimin e mikroorganizmave patogjenë. Nëse ajo thartinë prishet edhe mesi bëhet më shumë bazik, numri i laktobaktereve zvogëlohet, andaj lirohet hapësira për depërtim të mikroorganizmave të tjerë.

Balanca e thartirës bazike më së shpeshti çrregullohet kur me rastin e bërjes dush në vagjinë depërton shkuma e sapunit. Nuk është gjë e madhe nëse vetëm njëherë ndodhë kjo gjë, mirëpo sulmet konstante bazike çojnë në çrregullimin serioz të mikroflorës dhe infeksioneve.

Simptoma e parë është sekrecioni i vëllimshëm vagjinal me aromë karakteristike të pakëndshme. Pra, femra e cila përdor sapunin e rëndomtë, sado që të jetë i mirë, edhe uji me klor e çrregullon mikroflorën normale vagjinale, andaj kjo nuk është fare e parëndësishme.

Higjienën e pjesëve intime të trupit duhet mbajtur me preparate speciale, më së shpeshti me gjele me thartinë të caktuar, të cilët blihen nëpër barnatore apo në çdo parfumeri. Ato janë preparate me ekstrakte bimore të cilat nuk irritojnë mukozën dhe pengojnë inflamacionin. Është me rëndësi që sapuni apo preparati special të ketë shenjën pH prej 3,8 deri në 4,5, sepse vetëm atëherë nuk do të çrregullohet mesatarja bakteriologjike e vagjinës.

Janë të ndaluara shpëlarjet e brendshme, përpos kur rekomandon mjeku, sepse mund të shtohet mundësia e infektimit.

Kur urinoni keni djegie

Ndërsa jeni duke urinuar ndieni një djegie në organet gjenitale: mund të bëhet fjalë për një cistit, një malcim i fshikëzës.

Në këto rate, nëse analiza e urinës ka treguar praninë e një infeksioni, duhet të mjekoheni me dezinfektues në rrugët urinare, antibiotikë që janë në gjendje të zhdukin mikrobin përgjegjës të sëmundjes.

Në raste kruarjesh

Mahisja e vulvës, pjesa e jashtme e organeve gjenitale, ose një infeksion nga candida albicans karakterizohen nga kruarje të thella te buzët dhe në mbivete. Kjo mahisje shkaktohet nga rëra që, bashkë me ujin e detit, depërton në kostumin e banjës, duke acaruar lëkurën dhe mukozat.

Kujdes nga rrobat e banjës që janë të errëta, sepse substancat kimike që janë përdorur për ngjyrosje mund të shkaktojnë alergji.

Zakonisht nuk është e nevojshme që të shkojmë te mjeku, sepse mahisja zhduket brenda pak ditësh. Nëse nuk kalon, duhet patjetër të shkoni te gjinekologu.

Nëse problemet janë virale

Midis sëmundjeve që transmetohen seksualisht, të cilat mund t’u interesojnë si meshkujve ashtu edhe femrave, janë condiloma (ose lafsha e gjelit) dhe herpes genitalis.

Në të dyja rastet, duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut. Sapo të jetë vërtetuar prania e sëmundjes, mjekimi parashikon përdorimin e ilaçeve antivirale për të parandaluar këto infeksione, është e rëndësishme të përdoret gjithmonë prezervativi.

Gjakderdhje para ciklit

Ndonjëherë, nëse vezoret prodhojnë një sasi të vogël progresteroni në krahasim me normalen, mund të verifikohet një gjakderdhje gjatë javës që paraprin ciklin.

Shpjegimi i një fenomeni të tillë u detyrohet niveleve të ulëta të progesteronit, që shkaktohen nga periudha ankthi, stresi.

Shkoni menjëherë te specialisti. Ai pas një vizite dhe pasi ka bërë analizat e gjakut dhe një ekografi në fund të barkut, mund të vërtetojë nëse rrjedhjet janë pasojë e një niveli të ulët të hormonit progesteron ose nëse shkaktohen nga prania e shqetësimeve të tjera, për shembull një fibromë ose një polip.

Gjakderdhje në mes të ciklit

Një gjakderdhje që shfaqet rreth mesit të ciklit, domethënë rreth ditës 12-16 nga fillimi i menstruacioneve të fundit, në të shumtën e rasteve shkaktohet nga një periudhë ovulacioni. Bëhet fjalë për momentin gjatë të cilit veza femërore, pasi ka arritur maturinë, del nga vezorja, për t’u futur tek tubat dhe fillon shtegtimin e saj drejt mitrës. Shkak për këtë janë ndryshimet hormonale që verifikohen gjatë ovulacionit. Përveç gjakderdhjes, mund të shfaqen edhe dhembje të rreme në fund të barkut.

Nëse gjakderdhjet nuk janë të bollshme nuk është rasti për t’u shqetësuar. Vetëm pasi të jeni kthyer nga pushimet, është mirë që të shkoni te një gjinekolog për një kontroll, për të qenë të sigurta që gjakderdhjet janë shkaktuar nga ovulacioni.

Gjakderdhje gjatë marrëdhënieve intime

Nëse në qafën e mitrës është e pranishme një fibromë ose një polip, mund të keni një gjakderdhje të vogël gjatë marrëdhënieve.

Nëse gjakderdhja është e lehtë, është e mjaftueshme të vini një qese me akull në fund të barkut, sepse të ftohtët zvogëlojnë diametrin e enëve të gjakut dhe si pasojë pushojnë gjakderdhjen. Por sido që të jetë është mirë që të shkoni patjetër te gjinekologu.

Vetëm specialisti pasi t’ju ketë vizituar dhe pasi t’ju ketë bërë një ekografi në aparatin gjenital, mund të vërtetojë ose të përjashtojë praninë e një fibrome ose polipi.

Kujdesuni për higjenën tuaj vetjake

Gjatë ciklit mirë është të laheni me detergjente që të përmbajnë edhe një sasi të vogël dezinfektuesi. Larja duhet të kryhet duke filluar nga vagina drejt anusit dhe jo në të kundërt: në këtë mënyrë, mikroorganizmat që vijnë nga zorra të mos transferohen në vaginë, duke e infektuar atë.

Dhe në fund, është e rëndësishme të fshiheni mirë, pa lënë zona të lagura, të cilat janë terreni ideal për shumimin e mikrobeve.

Kundër lëkurës së thatë

Disa shqetësime intime mund të shkaktohen nga një lëkurë shumë e thatë, fenomen që mund të favorizojë shfaqjen e infeksioneve. Në këto raste, specialisti këshillon përdorimin e barnave kundër lëkurës së hidratuar: një krem i mirë hidratues është të pini shumë ujë. Por nuk duhet të harroni të përdorni një detergjent që të mos jetë acarues, si një vaj që të mos bëjë shkumë.

Duhen të shmangen sapunët klasikë që përdoren për trupin, të cilët janë bazikë dhe e thajnë lëkurën.

Rëndësia e veshjeve

Për të parandaluar shfaqjen e shqetësimeve në organet gjenitale, nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga banja: është e mjaftueshme të keni kujdes dhe të ndiqni disa marifete thelbësore.

1 kostumin e banjës ndërrojeni sapo të dilni nga uji, pasi lagështia është një terren i mirë për mikrobet e dëmshme.
2 kur nuk futeni në det, është më mirë që të vishni të brendshme prej pambuku, jo shumë të ngjitura pas trupit.
3 edhe ngjyra e të brendshmeve ka rëndësinë e saj: zgjidhni më mirë ngjyrën e bardhë, sepse të brendshmet me ngjyra mund të sensibilizojnë mukozën e vaginës, duke e acaruar atë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme