Dave Hazzan është një kanadez që i pëlqen të udhëtojë për një pasion të tijin krejt të veçantë, të provojë pijet alkoolike tradicionale në vendet që viziton.
“Në Ballkanin e gjelbëruar, por të trazuar rakia është pija që konsumohet rëndom nga burrat dhe gratë”, thotë ai.
…dhe turi i tij ballkanik nis nga Shqipëria. Rrëfimi i tij, “Një aventurë plot raki në Ballkan” zë fill nga Berati.
Ai thotë se shqiptarët prodhojnë rakinë kryesisht nga rrushi dhe ka shumë lloje rakishë.
“Parapëlqehet më shumë rakia ‘artizanale’, ose siç i thonë vendasit ajo ‘ e bërë vetë’. Mund të gjesh raki edhe nëpër dyqane dhe markete, por shija e saj është larg nga shija e rakisë së prodhuar në shtëpi”, thotë ai në artikullin e publikuar në blogun e vet.
Thotë se rakinë e parë e provoi në shtëpinë e një fermeri.
“Ndjeva një shije të veçantë dhe miqësore. Piva gotën e parë, të dytën dhe nuk i rezistova të tretës. Tek e katërta u dorëzova. Rakia është një pije e fortë!”, shton “turisti i alkoolit”.
Pas Shqipërisë, Dave ka udhëtuar drejt Malit të Zi, ku provoi sërish rakinë dhe pas ndalesës në Podgoricë u nis drejt Kroacisë, më pas Bosnjes e në fund Serbisë, që të gjitha ndalesa të shoqëruara nga rakia.
“Nga brigjet shqiptare tek malet e Malit të Zi, nga qytetet-kështjella të Kroacisë e deri në Serbi dhe luginat e Bosnjes, që të gjithë konsumojnë raki me etje dhe gëzim”, shkruan Dave në përshtypjet nga aventura e tij alkoolike nëpër Ballkan.
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat