Kjo është ajo pjesë e trurit e cila është aktive kur kërkoni çokollatën, kur dëshironi të arrini avancim në punë. Kjo është punë truri.
Dashuria ROMANTIKE nuk është emocion, thotë antropologia Helen Fisher. Teoria e saj është që pas këtij kuptimi fshihet gjakimi i fuqishëm që të jesh me një person, transmeton Telegrafi.
– Është mirë të shkoni në krevat me të, mirëpo gjithashtu dëshironi që t’ju thërrasë në telefon, të dilni në takime, të shëtisni, t’ju thotë që ju dashuron – thotë Helen.
Karakteristikë tjetër themelore e dashurisë romantike është motivacioni.
Helen Fisher thotë që kjo ndodh sepse motori në tru ndizet dhe ne atëherë e dëshirojnë personin e caktuar.
– Dhe në fund, ky është një opsesion. Para se i skanoja njerëzit, u bëja pyetja të ndryshme. Mirëpo më me rëndësi gjithmonë ishte e njëjta: “Sa herë në ditë mendoni për atë person?” Dhe të gjithë do thoshin: “Tërë ditën. Tërë natën. Nuk pushoj së menduari për të”.
Helen konkludon që dashuria e tillë nuk është asgjë tjetër pos impuls.
– Kjo është ajo pjesë e trurit e cila është aktive kur kërkoni çokollatën, kur dëshironi të avanconi në punë. Kjo është punë truri. Kjo është impuls – thotë antropologia.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...