Kemi folur shumë për suksesin. Kemi thënë se nuk ndodh brenda natës, por as dështimi nuk ndodh brenda natës. Të dyja janë në mënyrë tipike rezultat i zgjedhjeve kumulative, dhe se sa mirë e poziciononi veten për të shfrytëzuar avantazhet. Duke implementuar një sasi të vogël të praktikave të përditshme në rutinën tuaj, ju mund ta përgatisni më mirë veten për të menaxhuar presionet dhe shtrëngimet e punës, dhe të siguroheni se po i shpenzoni burimet e kufizuara në mënyrë të mençur. Ndërkohë që formulë për sukses nuk ka, praktika të përditshme ju lejojnë në njëfarë mënyre t’i ktheni gjërat në favorin tuaj.
Në “The Accidental Creative,” unë kam sugjeruar 5 fusha (F-R-E-S-H) në të cilat duhet të merrni në konsideratë ndërtimin e praktikave për të qenë pjellorë, brilantë dhe të shëndetshëm në jetë dhe punë.
Ja ku janë disa zakone të thjeshta me impakt të madh.
1. Fokusohuni: Përfundojeni ditën me qëllimin që e nisët në mendje
Ernest Hemingëay ka shkruar për këtë, “Mënyra më e mirë është të ndaloni kur po ia dilni mirë dhe kur e dini se çfarë do të ndodhë më pas. Nëse e bëni këtë gjë çdo ditë…nuk do të ngecni kurrë.” Në fund të çdo dite pune, ose kur ndaloni punën në një projekt me afat të gjatë kohor, kini gjithmonë në konsideratë ku do të shkoni radhën e ardhshme. Nëse përcaktoni veprimin tuaj të radhës në fund të çdo seksioni pune, do të jeni më të sigurtë për suksesin para se të filloni.
2. Marrëdhëniet: Mbylleni “lakun e hapur”
A ka ndonjë vendim që po e shtyni, ose një bisedë të hapur që ju peshon? Me kalimin e kohës, këto mosveprime akumulohen dhe fillojnë të rëndojnë shumë te ju. Ato shkaktojnë stres të panevojshëm dhe ju ‘vjedhin’ shansin të fokusoheni në atë që është vërtet e rëndësishme. Në vend që të shtyni përgjigjien, dedikojini kohë çdo ditë mbylljes së një ‘laku të hapur’ kështuqë mund të ecni përpara me punët më të rëndësishme. Merrni një vendim, merrni një përgjigjie ose zgjidhni një konflikt, dhe mos e lini t’ju heqë pasionin ose fokusin.
3. Energjitë: “Krasisni diçka”
Me kalimin e kohës, angazhimet e të gjitha llojeve mund të akumulohen dhe fillojnë t’ju zënë frymën. Bëjeni zakon të shikoni te të gjitha projektet, detyrat dhe llojet e tjera të angazhimeve në jetën tuaj dhe të pyesni “cila nga këto gjërat ka nevojë të ‘krasitet’”? Nëse i thoni “po” çdo gjëje, jeni duke i thënë “po” asnjë gjëje. Ju keni energji të kufizuara për t’iu përkushtuar punës, kështuqë mënyra më e sigurtë drejt mediokritetit është të përpiqeni të bëni çdo gjë.
4. Stimujt: Vendosni kohën kur do të frymëzoheni
Çfarë ju shkon në mendje shpeshherë del jashtë në formën e një perspektive të re ose një mënyre të menduari kreativ. Nëse doni ide të mëdhaja, ju duhet të merrni kohën e duhur për të mbushur mendjen me stimuj frymëzuesë që do t’ju japin incentivat për ide të reja dhe do t’ju ndihmojnë të mendoni më sistematikisht për punën tuaj. Njerëzit më efektivë që kam takuar kanë kohë të rregullt në kalendarin e tyre për t’i ‘dhënë gaz’ vetes duke lexuar, duke parë dokumentarë ose duke bërë eksperienca të reja. Vendosni një limit të caktuar kohe çdo mëngjes, dhe nuk ka shumë rëndësi nëse është vetëm 15 minuta ose një orë, për studim apo frymëzim personal.
5. Orët: Angazhohuni në Orët e ideve
Pjesa më e madhe e jona paguhen për t’i kthyer mendimet në vlerë. Ne zgjidhim probleme, ne bëjmë gjëra, ne bëjmë strategji dhe drejtojmë nëpërmjet pasigurisë. Gjithsesi pak njerëz në fakt dedikojnë kohë nga kalendari i tyre për të menduar rreth problemeve të tyre më të rëndësishme. Në vend të kësaj, ata presin ide të mëdha për të hyrë në “të çara” të reja të orarit të tyre tashmë të zënë. Nëse doni të keni ide fantastike, duhet t’i jepni kohë gjenerimit të tyre. “Kurseni” mënjanë një kohë të pandërprerë të caktuar çdo ditë, ose të paktën disa herë në javë, për t’u fokusuar në problemet më shqetësuese dhe për gjenerimin e ideve për to.
Ashtu si edhe autori Gretchen Rubin ka shkruar, “Çfarë bëni çdo ditë ka më shumë rëndësi se ajo që bëni një herë në ca kohë.” Kurojeni setin e praktikave tuaja të përditshme për të qëndruar të fokusuar, në linjë dhe të përgatitur me çfarëdolloj gjëje që vjen në rrugën tuaj.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...