Kjo gjellë është shumë e shijshme dhe ushqyese, por më e rëndësishmja është që është e lehtë dhe e shpejtë për t’u gatuar.
Portali arbresh.info sjell për ju recetën që mund ta gatuani sot.
Përbërësit:
Një gotë oriz
200 gr spinaq
1 thelb hudhër
50 gr djath pamersan
Krem kosi ( ose kosi i bërë në shtëpi)
Krip sipas dëshirës
Piper të zi sipas dëshirës
1 gotë nga lëngu i mishit të punës, nëse nuk e keni, atëherë shtoni ujë
Përgatitja:
Lani mirë orizin dhe kullojeni. Hidhni pak vaj ulliri në një tigan, skuqni hudhrat në zjarr mesatar për një kohë të shkurtër dhe shtoni spinaqin e gatuar imët.
Përzieni mirë përbërësit dhe më pas shtoni orizin, kosin, kripën, piperin, djathin parmesan dhe 1 gotë ujë. Përzieni mirë dhe prisni deri sa djathi të shkrihet.
Servojeni në ngrohtë! Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...