Google ADS

Resturantet e famshme që shërbenin supë me mish të gjarpërit po mbyllen

10:01 | 10 Prill 2020
Trina Galanxhi

Restaurantet e famshme në Hong Kong, që ishin të njohura për përgatitjen dhe shërbimin e supës me mish të gjarpërit, janë duke u mbyllur pas 30 viteve punë.

Kjo po ndodh për shkak të mungesës së klientëve, të cilët kanë frikë të konsumojnë këtë lloj supe për shkak të pandemisë, transmeton portal arbresh.info

Restaurant Shi Wong Ji, i njohur për supën me mishin e gjarpërit, që ka edhe një yll të Michelin, ka deklaruar falimentimin.

Menaxheri i restorantit tha se biznesi filloi të bie në fund të janarit, pas Vitit të Ri Kinez. Gjatë kësaj periudhe, numri i personave të infektuar nga koronavirusi filloi të rritet dhe më pak dhe më pak njerëz shkuan në restorante.

Gjatë periudhës së epidemisë, restauranti pësoi humbje nga biznesi prej rreth 70 përqind.

Aktualisht ka humbur më shumë se 25 mijë dollar në muaj, për shkak të shpenzimeve, si qiraja e lokalit, paga e punëtorëve dhe për shkak të pazarit që blihet për restaurant.

Një punonjës i restorantit që ka 20 vjet që punon në restorant ka thënë se shpreson që restoranti të rihapet një ditë.

“Përveç shtëpisë sime, ky është vendi ku unë jam më i lidhur”, tha ai.

Shumë restorante, bare dhe dyqane në Hong Kong janë mbyllur për shkak të epidemisë së koronavirusit, të paktën përkohësisht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme