A visheni çdo ditë në punë me një kostum zyrtar? A mendoni se veshja juaj mund të ribëhet me pak pastrim? Atëherë ju keni nevojë të investoni për një veshje të mirë!
Mos e nënvlerësoni kurrë rëndësinë e një veshjeje të mirë. Kjo gjë jo vetëm ndryshon mënyrën sesi të vlerësojnë njerëzit por ju rrit një vetëbesim dhe sjellje që ju nuk e dini që e zotëroni.
Efekti i një kostumi?
Nëse jeni në një intervistë pune ose sapo keni filluar punë, kuptoni se çfarë mund të bëjë një kostum i mirë për ju. E para,do të rrisi automatikisht besimin tuaj. Qëndrimi juaj do të ndryshojë, ju do të rrini më drejtë dhe do të prezantoni veten tuaj në një tjetër këndvështrim.
Një kostum i duhur nënkupton: “Ky person është shumë i zoti në punën e tij”. Edhe nëse mendoni se nuk jeni i prerë për një detyrë të caktuar duke u veshur mirë, ju do të jeni një hap afër arritjes së suksesit.
Si të siguroheni që kostumi juaj është i duhuri?
Merrni masa të sakta
Kur blini një kostum,një nga gjërat më të rëndësishme për t’u mbajtur në mendje është përmasa. Në vend që të provoni alternativa të ndryshme merrni masat e duhura. Kjo do t’ju sigurojë që kostumi juaj ju rri shumë mirë dhe qëndron në gjatësitë e duhura në dorë dhe në nyjet e këmbës.
Zgjidhni ngjyrat me kujdes
Ngjyrat janë gjithçka. Shmangni çdo gjë tepër të theksuar dhe teper ekzotike,si për shembull rozë me vija të verdha. Qëndroni te neutralet si për shemull gri, të zeza, blu marinë, e gjelbër ose kafe e errët. Sigurohuni gjithmonë që ngjyra që keni zgjedhur t’ju përshtatet.
Zgjidhni stilin tuaj
A preferoni tre komça apo dy? Komforti është çelësi kryesor ,ndërsa ndiheni të parehatshëm ju do ta shfaqni këtë gjë gjë që e humbet gjithë qëllimin e një kostumi të mirë.
Këmishë dhe kravatë
Zgjidhni një ngjyrë që përshtatet mirë me kostumin tuaj. Qëndroni te ngjyrat e forta te kravata juaj dhe i kombinoni mirë me këmishën tuaj. Mbi të gjitha sigurohuni që kravata juaj është lidhur si duhet.
Kurrë mos injoroni këpucët!
Këpucët tregojnë shumë për një person,nëse keni një kostum gjëja e fundit që duhet të injoroni janë këpucët. Zgjidhni një ngjyrë të thjeshtë, një stil të përshtatshëm. Shmangni këpucët me majë tepër katrore, zgjidhni diçka më të mirë, një stil më të përshtatshëm me ju.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...